Sport

Skuadra e Gjilanit fillon përgatitjet për sinorin pranveror, mungojnë dy lojtarët e njohur

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 07 January 2021

Skuadra e Gjilanit mesditën e së enjtes i ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

‘Kuqebardhët’ janë grumbulluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan pas pushimit dy javor.

Seanca e parë stërvitore për vitin 2021 është udhëhequr nga trajneri, Bylbyl Sokoli, së bashku me ndihmësit e tij.

-Advertisement-

Gjendja e futbollistëve në fillimin e përgatitjeve është e stabile dhe pa ndonjë lëndim, kurse në grumbullimin e parë munguan Keita Razak e Keita Aziz, të cilët brenda disa ditëve pritet ti bashkohen grupit të bashkëlojtarëve të tyre.

Klubi poashtu ka njoftuar se për disa ditë do të stërvitin në Gjilan, ndërsa me pas do të udhëtojnë jashtë Kosovës./Gazeta inFokus/

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, playing a sport, duke qëndruar dhe jashtë

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, people playing sports, njerëz që qëndrojnë dhe jashtë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera