Sport

Skuadra angleze i futet garës për Perisicin e Interit

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 18 November 2021

Skuadra nga Premier Liga angleze Everton ka hyrë në garë për të siguruar shërbime e sulmuesit anësorë të Interit Ivan Perisic, raporton “L’Interista”.

Po ashtu, skuadrat italiane si AC Milan dhe AS Roma kanë shprehur interesim serioz në shërbimet e Perisic, kontrata aktuale e të cilit skadon në qershor të vitit 2022.

Krerët e Everton po shpresojnë që do ta fitojnë garën për të siguruar transferimin e Perisic, por ish-lojtari i Bayern Munich do të preferonte që të rikthehet në Bundesligën gjermane.

-Advertisement-

Këtë sezon, Perisic ka arritur të bëjë 14 paraqitje për skuadrën e Interit në të gjitha garat, duke regjistruar vetëm dy gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera