Lajme

Skot: Shqetësime rreth rolit të “Qendrës humanitare ruse” në Nish

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 16 June 2017

Ambasadori i SHBA-ve, në Serbi, Kyle Scott, deklaroi se ka arsye të shumta për shqetësime për rolin e Qendrës humanitare ruse në Nish.

“Nuk di saktësisht se çfarë pune bëjnë atje, ngase asnjëherë nuk kam vizituar atë Qendër, por di se ka shumë arsye për t’u shqetësuar” theksoi ambasadori amerikan, Kyle Scott, njoftojnë mediat serbe.

Tutje ambasadori Scott sqaroi se kjo më tepër është çështje e brendshme e Serbisë, që të mendojnë se çfarë janë duke bërë ata (rusët), në atë vend (Qendër).

-Advertisement-

Ambasadori Scott, në simpoziumin e organizuar në Nish “Roli I NATO-s në Evropën Juglindore, ndër të tjera, theksoi bashkëpunimi ushtarak me NATO-n është në interes të vet Serbisë, transmeton RTK

“Anëtarësimi i Serbisë në NATO, sikurse dhe vendet tjera, do të sillte mbrojtje të Serbisë nga rreziqe të ndryshme”, deklaroi ambasadori Scott.

Bëhet e ditur se në simpoziumin e organizuar nga Klubi i miqësisë Serbi-SHBA, morën pjesë: përfaqësues të ministrive të mbrojtjes të Bullgarisë, Rumanisë, Malit të Zi. BeH, Maqedonisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera