Sport

Skocia i reziston Anglisë në derbin ishullor

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 18 June 2021

Skocia ka arritur të marrë një pikë të madhe në ndeshjen e grupit D ndaj Anglisë në Kampionatin Evropian.

Ndeshja e zhvilluar në “Wembley” të Londrës u mbyll me rezultatin me të cilin edhe filloi, 0:0, shkruan Gazeta Express.

“Tre Luanët” u munduan mjaft shumë për të shënuar golin e fitores, por nuk e arritën. Ndeshja ishte me shumë pak raste të krijuara dhe e mërzitshme për shikuesit.

-Advertisement-

Rasti më i mirë i ndeshjes ishte kur John Stones me kokë goditi shtyllën pas harkimit nga rivënia këndore.

Me këtë barazim, Anglia shkon në kuotën e katër pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Çekia që ka primatin në grupin D.

Skocia mbetet e fundit me një pikë, aq sa ka edhe Kroacia. Të dy këto ekipe luajnë ndeshjen mes vete në xhiron e fundit që mund të jetë përcaktuese se kush kalon tutje në Euro 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera