Sport

Skocezët ndalojnë fëmijët të godasin topin me kokë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 16 January 2020

Skocia mund të bëhet vendi i parë në Europë që u ndalon fëmijëve goditjen e topit me kokë. Kjo për shkak se ata rrezikojnë më pas të vuajnë nga një sëmundje mendore e quajtur “dementia”. Në SHBA ky hap është hedhur që në vitin 2015.

Fëmijëve nën 12 vjeç u ndalohet që ta godasin me kokë topin e futbollit, pasi mund të shkaktojë tronditje të trurit dhe nervave. Kjo shton shanset e prekjes nga sëmundjes mendore, që janë kthyer në një problem më vete.

Së paku 50 milion njerëz në botë preken nga kjo sëmundje dhe deri në vitin 2050 kjo shifër mund të shkojë deri në 130 milion. Në Skoci është bërë një studim dhe vërehet se shumë ish-futbollistë janë prekur nga kjo sëmundje, për shkak të goditjes së topit me kokë që në moshë të vogël.

-Advertisement-

Dementia ka pasoja për njerëzit që i prek, duke u shkaktuar humbje të memories, probleme në të menduar dhe përkeqësim i aftësive për të kryer punët e përditshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera