Lajme

“Skizofren, orkestrove sulmin”, Meta me akuza të rënda ndaj Ramës

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 06 December 2022

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës.

Meta u shpreh se Rama orkestroi sot ngjarjen ku sot u sulmua Sali Berisha dhe nuk hezitoi atë ta quante një skizofren.

“Koha e fjalëve dhe fjalimeve duhet të t’i lërë vendit kohës së veprimeve të organizuara. Për t’i treguar vendimin të pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e samitit evropian një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren dhe tradhtar, për zbatuesin e platformës dhe spastrimit etnik të shqiptarëve. Ka instaluar një regjim mafioz, prandaj të gjithë me poezinë “Liri a vdekje për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz”, u shpreh Meta.

-Advertisement-

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.

Ai u shoqërua nga policia dhe ndërkohë po merr mjekim në spitalin e Traumës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera