Sport

“Skifterat” urinojnë mbi flamujt e “Intelektualëve” (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 07 April 2019

Derbi me i madh në Kosovë sa i përket shikueshmërisë zhvillohet sonte në kryeqytet, shkruan Gazeta inFokus.

Drita dhe Gjilani kësaj herë do të luajnë në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo super përballje nisë nga ora 20:00, dhe pritet të përcillet nga një numër i madh shikuesish.

-Advertisement-

Para derbit ultrasit e Gjilanit “Skifterat” tashmë kanë filluar ‘luftën’ me ultrasit e Dritës ‘Intelektualët’ , duke publikuar një video në rrjetin social, Facebook.

Në këtë video shihet një ‘Skifter’ duke urinuar mbi flamurët dhe banerët e ‘Intelektualëve’.

Ky reagim i tyre është si pasojë e një video që ‘Intelektualët’ e kanë publikuar një ditë më parë, në ‘folenë’ e tifozëve të Gjilanit në oborrin e shkollës “Selami Allaqi”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera