Sport

‘Skifterat’ të pakënaqur me lojën e Gjilanit: “Dorëheqjet duhet të vazhdojnë”

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 05 December 2020

Trepça ’89 ka mposhtur Gjilanin në ‘Riza Lushta’ në kuadër të javës së 16-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat të thellë 3-0 në favor të nikoqirëve.

Pas kësaj disfate kanë reaguar tifozët e Gjilanit, ‘Skifterat’.

-Advertisement-

Me anë të një postimi në facebook ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke kërkuar nga klubi që të vazhdojnë dorëheqjet.

“Humbje e turpshme në Mitrovicë!

Ky ekip ka humbur orientimin, lojë pa ndjenja dhe e papërgjegjshme, menaxhim pa ide që po sjell gjendje katastrofike përkundër investimeve! Dorëheqjet duhet të vazhdojnë, një ekip profesional futbolli nuk udhëhiqet sikur të jetë ekip turniresh! Kemi nevojë për kuadro profesionale që zhvillojnë politikat e duhura në klub, të cilat po mungojnë edhe pas kaq vitesh”, kanë shkruar Ultras Skifterat.

Më poshtë gjeni postimin e tifozëve ‘kuqebardhëve’./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera