“S’ki nevojë mi raportu”, “s’je argat”- Dejona Mihali “mollë sherri” mes deputetit Berisha dhe ministrit Maqedonci
Autori: Gazeta inFokus
12:55 | 12 Shkurt 2024
Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha, është përplasur me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për koordinatoren e VV’së, Dejona Mihalin.
Berisha e ka pyetur nëse Maqedonci është takuar me Mihalin dhe se ky i fundit ka thënë se ka pasur takim të rastësishëm me të në Gërmi, shkruan Gazeta Insajderi.
“Zakonisht gjatë vikendeve bëj ecje në Gërmi edhe kam pasur takim të rastësishëm. S’besoj që është ndonjë gjë e veçantë, nuk ka qenë drejtori i AKI’së prezent”, ka deklaruar Maqedonci.
Në anën tjetër, njëherësh edhe deputeti Berisha ka thënë se s’mund të quhet i rastësishëm takimi me Mihalin, meqë “kjo po lajmërohet në gjithçka”.
Në anën tjetër, Berisha ka thënë se Mihali s’ka as shtetësi të Kosovës që t’i raportohet asaj.
Maqedonci iu është kundërvën duke thënë se pavarësisht postit, ka të drejtë të takoj çdo qytetar që jeton në Kosovë.
Përplasja mes Maqedoncit dhe Berishës:
Ejup Maqedonci: Zakonisht gjatë vikendeve bëj ecje në Gërmi edhe kam pasur takim të rastësishëm. S’besoj që është ndonjë gjë e veçantë, nuk ka qenë drejtori i AKI’së prezent.
Bekë Berisha: Ministër nuk është rastësisht mu taku me Dejonën, kjo po lajmërohet në gjithçka. Tek ministrat e të tjerë që ushtrojnë funksione të rëndësishme në shtetin e Kosovës. Nuk është njeri legjitim, nuk është qytetare e Republikës së Kosovës. E ka emrin Dejona Mihajli dhe ti je Ministër i Mbrojtjes së Kosovës në situatën më të ndijshme ndonjëherë. Ka shumë rëndësi mos me u taku me të. Ti nuk je deputet, as argat as s’ki mi raportu kërkuj. Ti raporton qitu tek deputetët, jo tek ajo. Këta merre si vërejtje.
Ejup Maqedonci: Ne organizojmë takime me shumë njerëz. Së pari i raportoj kryeministrit të vendit. Nuk konsideroj të jetë e ndaluar pavarësisht pozitës me njerëz që qëndrojnë në këtë vend.
Bekë Berisha: Ministër kam mendu që naj grimë UÇK. Mos e harro, s’ki nevojë, maje pak. Mos hin ma thellë bre, s’ki nevojë me ja përmend më hiç. /Insajderi.org/

T� tjera
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
































