Sport

Skënderbeu rrezikon kualifikimin, ja cfarë tërhoqi vëmendjen e UEFA

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 28 August 2017

Mbrëmja e madhe në “Elbasan Arena” kur Skënderbeu arriti atë kualifikim historik në fazën e grupeve, duke kaluar katër ture, si askush ekip tjetër më parë në historinë e futbollit shqiptar, nuk kaloi aq e qetë për korçarët.

Për të “prishur” sadopak festën e Skënderbeut, mendoi UEFA nëpërmjet delegatit të takimit. Nga fonia e stadiumit është bërë disa herë thirrje, në kundërshtim me rregulloren e UEFA-s.

Sipas delegatit, brohoritjet dhe nxitja e mbështetjes së tifozëve, nuk duhej të bëhej. Disa herë ka pasur këshilla gjatë ndeshjes, në mënyrë që nga fonia të njoftohej vetëm për zëvendësimet, por gjithsesi spikerin e kanë kapur emocionet.

-Advertisement-

Pritet të vijë një gjobë nga UEFA, që për të tilla raste nuk fal, duke ndëshkuar rregullisht skuadrat organizatore të takimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera