Lajme

Skenderaj: Arrestohet një person për organizim të lojërave të paligjshme të fatit

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 17 November 2023

Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi dyshohet për veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Policia bëri të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë në bazë të provave të siguruara në lokalin e të dyshuarit.

“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë aparate të lojërave, dy televizorë dhe dëshmi tjera relevante”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

I dyshuari, sipas policisë, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera