Kulturë

Skender Zogaj e Anton Nikë Berisha, vlerësohen si shkrimtarët më të mirë

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 29 December 2020

Shkrimtari e publicisti, Skender Zogaj me vëllimin poetik për fëmijë “Djepi i dallëndysheve” dhe shkrimtari Anton Nikë Berisha me romanin për fëmijë “Kush dëgjoftë e mos tregoftë…” janë vlerësuar me çmimin vjetor “Ymer Elshani”, në kuadër të takimit përmbyllës të Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë “AGIM DEVA”.

Ky ishte Karvani i 21-t me radhë I Shkrimtarëve për fëmijë.

Ndërkaq, këto dy botime janë shpallur librat më të mirë të botuar ndërmjet dy takimeve të Karvanit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera