Lajme

Skënder Hyseni: Me politikat e tyre shkurtëpamëse Kurti e Osmani, po ia dorëzojnë veriun e Kosovës në pjatë Serbisë!

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 05 November 2022

Ish-ministri i Punëve të Jashmte të Kosovës, Skënder Hyseni, ka folur në lidhje me vendimin e serbëve për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

Hyseni në reagimin e tij thotë se sot në veri me diktat politik, përmes Listës Serbe ka filluar një diversion i hapur i Vuqiqit ndaj insititucioneve të rendit dhe ligjit në vendin tonë.

“Me diktat puro politik policët, prokurorët, gjykatësit dhe duket të gjithë shërbyesit civil serbë sot kanë dhënë dorëheqje nga këto pozitat e tyre. Kjo është shumë serioze dhe shkon larg përtej një fiskulture politike siç është tërheqja nga postet politike”

-Advertisement-

Ai tutje thotë se zhvillimet e sotme janë indikatorë të qartë se Qeveria e Serbisë dhe strukturat parapoltike në veri të Kosovës kanë mirëpritur politikat aventureske e fëminore të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

“Me veprimet e tyre politike, Kurti e Osmani, po u shërbejnë agjendave kriminale e diversive serbe në veri. Respektimi i kerkesës amerikane e evropiane për shtyrje të zbatimit për targa do ta evitonte gjithë këtë situate e cila tashti ka rrezik të eskalojë” shkruan Hyseni

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera