Lajme

Skender Hyseni: Le të shkojnë në zgjedhje Albini dhe Vjosa

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 02 April 2021

Anëtari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni e ka quajtur shantazh thirrjen e Albin Kurtit që ose të votojnë Vjosa Osmanin për Presidnete ose do të shkojë vendi në zgjedhje.

Hyseni përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se kryesia e LDK-së ka qenë shumë zemërgjerë ndaj Kurtit, shkruan Gazeta Infokus.

“ Kryesia e LDK-së me një lehtësi të padurueshme vullnetaroi dhe ia shpalli vazalitetin VV-së së Albinit dhe Vjosës bllanko, në emër të gjoja një “konstruktiviteti” ndaj një subjekti politik, i cili gjatë gjithe jetës së vet politike destrukcionin dhe obstrukcionin i ka pasë parashenja të vetme. Për më tepër, vendimi i pamenduar i kryesisë së LDK-së, pos mospërfillje e votuesëve të saj ishte edhe kapitulim. Këtë lloj poshtërimi LDK-së nuk kanë mundur t’ia bëjnë as kundershtarët më të egër politik të saj. Këtë ‘zemërgjërsi” nuk do ta ketë pritur mbase as Albin Kurti”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Përderisa ka kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje.

Më poshtë gjeni statsusin e plotë./Gazeta Infokus

 

hantazhi i VV-së dhe këndellja e vonuar e LDK-së, pas poshtërimit dhe mashtrimit që kryesia e saj i bëri këtij subjekti. Kryesia e LDK-së me një lehtësi të padurueshme vullnetaroi dhe ia shpalli vazalitetin VV-së së Albinit dhe Vjosës bllanko, në emër të gjoja një “konstruktiviteti” ndaj një subjekti politik, i cili gjatë gjithe jetës së vet politike destrukcionin dhe obstrukcionin i ka pasë parashenja të vetme. Për më tepër, vendimi i pamenduar i kryesisë së LDK-së, pos mospërfillje e votuesëve të saj ishte edhe kapitulim. Këtë lloj poshtërimi LDK-së nuk kanë mundur t’ia bëjnë as kundershtarët më të egër politik të saj. Këtë ‘zemërgjërsi” nuk do ta ketë pritur mbase as Albin Kurti.
Lexova me kujdes reagimin e LDK-së rreth nismës ligjore të VV-së për zgjedhjet e përgjithshme. Pajtohem me çdo pikê e presje. Është gjëja e duhur, por këndellje e vonuar dhe një përpjekje dëshpruese për të mbuluar gabimet strategjike që bëri javëve të fundit. Vështirë të arsyetohet ky infantilitet politik
LVV po i shantazhon deputetet dhe të gjitha partitë tjera. “Ose votone Vjosën ose po e çojme vendin ne zgjedhje me një ligj të ri dhe i fitojme dy te tretat.”
Albini dhe Vjosa po duam ta kthejnë Kosovën në shtet privat duke sfiduar dhe duke kërrcnuar egërsisht të ardhmen e saj demokratike. Ata duan te dërgojnë vendin në zgjedhje. Mbase ky edhe ka qenë plani që nga e para. Partitë opozitare, të gjitha së bashku, duhet të ngrejnë alarmin, madje edhe duke tërhequr përfaqësuesit e tyre nga KQZ-ja nëse nisma ligjore e VV-së për ndyrhsim e ligjit për zgjedhje votohet .
Le të shkojnë në zgjedhje Albini dhe Vjosa.
Mosveprimi demokratik i partive opozitare, përmes të gjitha formave demokratike të kundërshtimit i bënë ato bashkëfajtore. Më mirë luftë politike, me mjete demokratike sesa dorëzim dhe kapitulim.
Skender Hyseni

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera