Skënder Hyseni “kundërshtarëve të Rugovës”: Heshtni ose do t’ju denoncojë me fakte
Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 09 July 2022
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-Koordinatori Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, Skender Hyseni është shprehur i indinjuar pas deklarimeve të eksponentëve të ndryshum për qëndrimet e presidentit Ibrahim Rugova për hapjen e frontit të jugut e Rambujes.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hyseni duke mos përmendur emra tha këta që kanë bërë deklarime të tilla nuk kanë as njohuri e as dije për asgjë që ka ndodhur, pasi sipas tij, ose kanë abstenuar ose kanë ikur nga përgjegjësit.
Tutje Hyseni tha se është koha që këta ‘kundërshtarë të Rugovës’ ose të heshtin ose do të përballen me denoncim publik, fakte.
“Dhe më vonë pas vdekjes së Rugovës, rreth dialogut me Serbinë, heshtinin. si strucat në takimet me partnerët strategjik në prag të votimit të rezolutës së OKB-së për dialogun në Neë York. Ndësrsa, sot deklarohen, në darka të ndryshme, se gjoja ishin kundër dialogut!!!
Jo, këta heshtnin, nuk ishin kundër”, shkroi Hyseni.
Postimi i plotë i Hysenit:
Me indinjatë të thellë po lexoj në media këto ditë deklarime të eksponentëve të ndryshëm rreth qëndrimeve të Presidentit Rugova për situata dhe zhvillime të ndryshme, sdomos rreth hapjes së frontit të jugut, pastaj, Rambujes, për të cilat nuk kanë as idenë elemantare ngase ose kanë abstenuar( dujke dhënë dorëheqje) ose kanë ikur nga çdo përgjedhësi. Dhe më vonë pas vdekjes së Rugovës, rreth dialogut me Serbinë, heshtinin. si strucat në takimet me partnerët strategjik në prag të votimit të rezolutës së OKB-së për dialogun në Neë York. Ndësrsa, sot deklarohen, në darka të ndryshme, se gjoja ishin kundër dialogut!!!
Jo, këta heshtnin, nuk ishin kundër!
Këta të mjerë nuk kanë as njohuri e as dije për asgjë që ka ndodhur, sepse ose kanë abstenuar ose kanë ikur nga do pëgjegjësi si struca që janë!
Eh, tani është koha që vërtetë të heshtni, ndryshye do të pëballeni me denoncim publik. Mjaft! Mos abuzoni më, dhe mos gënjeni sepse nuk do të kurseheni nga denoncimi publik. Me fakte!
Ju e dini kush jeni!
S.H
Të tjera
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...
-
Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së “ndërhyrje në drejtësi dhe shpikje për larguar vëmendjen nga dështimet”
Shoqëria civile dhe partitë opozitare po e konsiderojnë ndërhyrje në punën e ...
-
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se raketat amerikane “Javelin”, p...
-
100 litra shi për metër katror – Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit
100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë ...
-
Osmani kishte takuar djalin e Afrim Bunjakut dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit
Presidentja Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e h...
-
Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Drenasi, Zejnullah Prokshi
Komandanti i Brigadës 114 dhe bashkëluftëtari i Adem e Hamëz Jasharit e shumë...
-
Analiza e EUISS: Një sy vigjilent të mbahet në Veri, Perëndimi të angazhohet, ndryshe ka rrezik për eskalim
Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një ana...
-
Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”
Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, k...
-
Reforma në Trafikun Urban, këto janë risitë që po synohen
Urban, po synohet që të unifikohet bileta e udhëtimit, blerja e autobusëve të...
-
52 aksidente brenda 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 aksidente trafiku me të lënduar, d...