Lajme

Skender Hyseni i dërgon mesazh Kurtit, ja çfarë thotë ai

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 31 March 2021

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi, Skender Hyseni ka reaguar pasi sekretari amerikan i ka dërguar letër Vuçiqit.

Ai ka thënë se kjo letër  është për tu mirëpritur, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Hysenit dialogu duhet të përmbyllet me marrëveshje me njohje reciproke dhe çfarëdo ideje për ndarjen e Kosovës është i papranueshëm.

-Advertisement-

E po ashtu në reagimin e tij Hyseni pati edhe një mesazh ku tha se  Kosova në Kushtetutën e saj është zotuar që të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet.

“Sidoqoftë, vlerësoj se çdo opcion që promovon ide për ndarjen e Kosovës, apo çfarëdo forme këmbimi territoresh, që prek kufijtë e tashëm të Republikës së Kosovës është i papranueshëm dhe i rrezikshëm. Kosova është shtet multi-etnik, i të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në te. Me Kushtetutën e saj, Kosova është zotuar të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet dhe të mos ketë kërkesa e pretendime territoriale ndaj asnjë shteti”, ka shkruar Hyseni./Gazeta inFokus/

Zbulohet letra që Sekretari Amerikan i Shtetit i dërgoi Vuçiqit dhe mesazhi i qartë për njohjen e Kosovës

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera