Lajme

Skenari i Vuçiq: Për Kosovën do të flitet në të gjitha qytetet e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 15 September 2017

Atë që e ka planifikuar Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do ta realizojë Kryeministrja e tij, Ana Brnabic. Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar se së shpejti do të formohet një grup punues që do të merret me organizimin e debateve nëpër qytetet e Serbisë.

“ Dialogu i brendshëm për Kosovën dhe Metohonë është i rëndësishëm për gjetjen e një zgjidhjeje rreth kësaj cështjeje” ka thënë Brnabic, shkruan Gazeta Express.

Ajo më pas ka thënë se Lista Srpska e ka mbështetjen e plotë të Qeverisë së Serbisë dhe se është vendim i tyre që të bëhen pjesë e Qeverisë së Kosovës.

-Advertisement-

Iniciativa e Vuçiq ka gjetur mbështetje edhe të diplomatëve të akredituar në Beograd. Ambasadori Kyle Scott ka thënë se kjo iniciativë është një hap i shkëlqyer.

“Të  gjitha segmentet e shoqërisë duhet të shprehen rreth problemeve më të rëndësishme të vendit, marrëdhëniet me Kosovën janë shumë të rëndësishme” ka thënë diplomati amerikan, njofton Gazeta Expresss.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera