Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten

Autori: Gazeta inFokus
20:04 | 29 March 2023
Katër paragrafë të një vendimi të PZAP, ku pranohej pjesërisht e bazuar ankesa e partive të komuniteteve pakicë për ndërhyrjen që kishte pasur në procesin e votimit Lista Serbe, pritet që t`i japin Gjykatës Kushtetuese argumente të qëndrueshme që dy deputetë nga këto komunitete të shpallen jolegjitim, bëjnë të ditur burime të Gazeta 10.
Që të dy këta deputetë, kanë marrë pjesë në raundin e parë të zgjedhjes së presidentes së vendit, ku obligative është që në sallë të jenë 80 deputetë.
Në zgjedhjen e Presidentes Vjosa Osmani, në raundin e parë ka qenë të pranishëm në sallë 81 deputetë.
Si rezultat, procesi i zgjedhjes së presidentes, thonë burimet, mund të shpallet i pavlefshëm, dhe përbërja aktuale e Kuvendit do të detyrohet të votojë president të ri, ose vendi të shkojë në zgjedhje.
E gjithë historia ka të bëjë me manipulimin që kishte bërë Lista Serbe duke i obliguar qytetarët e komunitetit serb të votojnë për kandidatë lojal ndaj tyre brenda listave të komuniteteve tjera pakicë. Përmes këtij presioni, kjo parti kishte siguruar në zgjedhjet e fundit 10 deputetë të rezervuar për komunitetin serb, duke marrë kështu edhe deputetë nga komunitete tjera në grupin e tyre parlamentar.
E para që kishte fituar betejën, ka qenë deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje. Ajo kishte kontestuar votat e Adriana Hoxhiq sepse të njëjtat ishin konstatuar që vinin nga lokalitete ku nuk ka komunitet boshnjak.
Mbi të njëjtin argument, sipas burimeve të Gazeta10, pritet që ta fitojë të drejtën për ta kthyer mandatin e deputetit edhe Veton Berisha nga komuniteti egjiptian.
Por ndryshime pritet të ketë edhe tek një deputet nga komuniteti rom, pasi që Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka ofruar dëshmi se deputeti i zgjedhur ka marrë më shumë vota nga një lokalitet se sa ka votues romë të regjistruar.
Këtë fakt, e ka vërtetuar vetë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa në arsyetimin e vendimit A.nr736/2021.
“Subjekti politik Romani Iniciativa, ka marrë vota më shumë se që ka pasur votues potencial të komunitetit rom, për të votuar në ditën e votimit të datës 14 shkurt 2021, […], bazuar në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, i vitit 2011, Raportit të OSBE-së të vitit 2018, dhe bazuar në listën përfundimtare të votimit të verifikuar emër për emër secilin votues potencial. Votat e marra në vendvotimet e lartcekura nga Romani Iniciativa, janë në disproporcion me numrin e banorëve, të komunitetit rom, e të cilat paraqesin vota të pavlefshme, për faktin se është standard jodemokratik, që me votat e votuesve të një komuniteti tjetër të sigurohet e drejta e përfaqësimit të një komuniteti tjetër dhe si të tilla nuk paraqesin lidhje objektive në mes të votuesit dhe subjektit të votuar”, shkruhet në arsyetimin e PZAP.
Po ashtu, PZAP ka konstatuar edhe një të gjetur tjetër.
“E drejta e votës dhe liria e votimit në rastin e vendeve të rezervuara nuk është identike me rastin e vendeve, pasi për vendet e rezervuara është me rëndësi lidhja objektive në mes të votuesit dhe subjektit të votuar [theks i shtuar], sepse vetëm kështu sigurohet e drejta e përfaqësimit në kuptimin e dispozitave të LZP-së dhe në frymën e dispozitave dhe standardeve kushtetuese. Vendet e rezervuara janë garanci kushtetuese, të cilat Republika e Kosovës i ka marrë, me të vetmin qëllim për trajtimin e avancuar të të drejtave të pakicave në kuadër të institucioneve shtetërore”, thuhet në vendim.
Këto paragrafe të arsyetimit të PZAP-së gjenden edhe në opinionin e Avokatit të Popullit për Gjykatën Kushtetuese referuar ankesës së njëjtë.
“Avokati i Popullit konsideron se është e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të shqyrtoj kërkesën nga subjektet politike Partia Liberale Egjiptiane (PLE), Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), dhe individët Veton Berisha nga komuniteti egjiptian dhe Albert Kinolli nga komuniteti rom dhe të vlerësoj nëse në rastin konkret janë cenuar apo jo të drejtat zgjedhoredhe të pjesëmarrjes, të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në opinion, të cilin e ka parë Gazeta10.
“Avokati i Popullit konsideron se është përgjegjësi e institucioneve të Republikës së Kosovës që duke organizuar procesin zgjedhor të garantojnë realizimin e të drejtave zgjedhore dhe të pjesëmarrjes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke i përfshirë edhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë” thuhet në opinion.
Aty, Avokati i Popullit nuk ka dashur të lëshohet në vlerësimin dhe komentimin e vendimeve të PZAP dhe GjS.
“Përkundër këtij fakti, Avokati i Popullit vlerëson se për raste të njëjta organet vendimmarrëseduhet të nxjerrin vendime të njëjta. Në këtë mënyrë garantohet realizimi pa dallim i të drejtave zgjedhore dhe të pjesëmarrjes, të garantuara me Kushtetutë dhe instrumente ndërkombëtare, në të kundërtën, nëse për raste të njëjta nxjerrën vendime të ndryshme, atëherë krijohet situatë e pabarazisë dhe standardeve të dyfishta të vendosura nga organet vendimmarrëse. Në rastin e ankuesve, Avokati i Popullit vëren se PZAP dhe GjS kanë përdorur argumentet e paraqitura nga ankuesit, dhe në bazë të tyre kanë nxjerrë vendimet sipas të cilave disa janë aprovuar pjesërisht, ndërsa disa të tjera janë refuzuar”, kontstaon Avokati Popullit./Gazeta10

Të tjera
-
Reshje të mëdha të shiut, vërshohet një fshat i Skenderajt
Ditët e fundit kanë sjellur reshje të mëdha të shiut në disa qytete të Kosovë...
-
Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se përpjekjet për të d...
-
Kurti ka pritur në zyrë numrin dy të KIA-s: Jeni të mirëseardhur për investime në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim zëv...
-
Familjarët e Ervis Martinajt kërkojnë kthimin e pasurive në Gjykatën e Lartë
Familjarët e Ervis Martinajt, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kan...
-
Kalabri- Rama vizitë në Eparkinë e Ungrës, shoqërohet nga Linda dhe Zaho
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali ...
-
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gjakderdhje në tërë Ballkanin
Ambasadori rus në Serbi Alexander Botsan-Kharchenko tha sot se situata në...
-
OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit
Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me pre...
-
Cila është rëndësia e Odës Nordike të Tregtisë të themeluar së fundmi, flet ambasadori finlandez Nissinen
Ambasadori finlandez, Matti Nissinen, ka folur bashkëpunimin ekonomik ndërmje...
-
Kurti, Indisë për aksidentin tragjik: Kosova qëndron krah jush
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tr...
-
Bislimi i reagon Vuçiqit për intervistën në CNN: Propagandë e pastër
Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besni...
-
Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar të shtunën për mandatin e...
-
Ambasadori francez: Macroni, Scholzi e Borrelli caktuan qartë kushtet për dalje nga kriza në veri
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka cilësuar si shumë të qar...