Lajme

Skena lufte në SHBA/ Policia vrau barbarisht një burrë me ngjyrë, populli në këmbë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 27 May 2020

Policët e Minneapolis kanë qëlluar me plumba gome mbi mijëra protestues të pabindur që dolën në rrugë për të kërkuar drejtësi për George Floyd, njeriu me ngjyrë që vdiq pasi një oficer u filmua duke e shkelur në qafë gjatë arrestimit të tij.

Demonstruesit që mbanin pankarta ku shkruhej: ‘Unë nuk mund të marr frymë’ dhe ‘Drejtësi për Floyd’ rrethuan një zonë të policisë të martën mbrëma, pasi videoja shqetësuese e 46-vjeçarit Floyd, ku i lutej policit u bë virale në internet.

Katër anëtarët e Departamentit të Policisë së Minneapolis që ishin të përfshirë në incidentin e së hënës tani janë larguar nga puna, ndërkohë FBI dhe autoritetet shtetërore të zbatimit të ligjit kanë filluar një hetim për vdekjen e këtij burri.

-Advertisement-

Floyd punote si roje sigurie në “Conga Latin Bistro”. Pronarët e lokalit e kanë cilësuar atë si një ‘djalë shumë të qetë’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera