Rozë

“S’ke baba, s’do ecësh para”, Dafina Zeqiri flet për herë të parë për sfidat e saj

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 12 May 2021

Dafina Zeqiri vazhdon të jetë njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo shumë shpejt do të publikojë albumin e saj “Dafinë moj”, album ky i cili flet për sfidat e saj që hasi në jetë.

Së fundi, në një story të publikuar ajo tregoi se si është të rritesh pa figurën e babait në jetë si dhe për sëmundjen e nënës.

-Advertisement-

“Do të mësoni një pjesë shumë të madhe timen në albumin tim ‘Dafinë Moj’. Ka pasur njerëz që më kanë thënë ske baba, s`ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”, shkruan ajo./GazetaBlic/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera