Lajme

SKANDALOZE| Zyrtari i VV-së rrezikon qytetarët – thërret protestë para Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 25 March 2020

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Por, një zyrtar i partisë së Kryeministrit Albin Kurtit, ka bërë një thirrje për të cilën po rrezikon jetën e qytetarëve të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Valdrin Ahmeti, sekretar i Vetëvendosjes në Prishtinë, ka bërë thirrje që të dilet në protestë para Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Kjo pavarësisht që qytetarët po luten të qëndrojnë brenda shkaku i pandemisë së Koronavirusit, sidomos në këto javë kur pritet të bëhet gjendja kritike.

“E di qe eshte me rrezik, por nuk ka rrrezik me te madh se rrezimi i Qeverise, ngjarje e cila i hap rruge ndarjes se vendit tone.  Andaj ne ora 16:20 do te jem para Kuvendit per te protestuar kunder ketij mocioni te turpit.  Nese dikush mendon te me bashkohet, respektoni te gjitha masat dhe udhezimet e qeverise! P.s. JU LUS AS MOS PROVONI ME ME NDALE OSE NDERRU MENDJEN!”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera