Lajme

Skandaloze| Viva Fresh i dërgon punëtorët me zor në shtëpi, nuk ua jep as paratë e premtuara nga Qeveria

Autori: Albina Haliti 16:25 | 03 April 2020

Viva Fresh i dërgon punëtorët me zor në shtëpi, nuk ua jep as paratë e premtuara nga Qeveria.

Rrjeti i marketeve “Viva Fresh” ka dërguar një pjesë të punëtorëve në shtëpi e një pjese tjetër po u kërkon pa vullnetin e tyre të nënshkruajnë dokumente për pushime pa pagesë, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu tregojnë të afërm të punëtorë të kësaj kompanie, të cilët kanë shkruar në adresë të gazetës inFokus.

-Advertisement-

Një nga ata që ka pësuar nga ky vendim, në kushte anonimiteti, rrëfen se kjo po bëhet nga pronarët që të mos ua japin punëtorëve nga 100 eurot e premtuara të Qeverisë për 2 muajt e ardhshëm, si shtesë për rrezikshmërinë në punë, ndërsa të njëjtat mjete ti përfitoi kompania.

“Unë i kam dy familjarë që punojnë në Viva Fresh, pas vendimit të qeverisë për ndarjen e parave për punëtorët kjo kompani për të shfrytëzuar bënifitet e shtetit ju ka kërkuar punëtorëve që të marrin pushim pa pagesë nga 1 javë për secilin punëtorë pa dëshirën e tyre e kanë nënshkruar kërkesën, duke mos i deklaruar si punëtorë që janë në marrëdhënie pune”, ka thënë ky familjarë për gazetën inFokus.

Zyrtarë të “Viva Fresh” kanë konfirmuar për gazetën inFokus se pas vendimit të qeverisë për të mbyllur të disa sektorëve kjo kompani ka larguar punëtorët në sektorët e veshmbathjes, shitjes, amvisërisë dhe të restoranteve.

Të njëjtit janë liruar pa pagesë nga kompania.

“Për ne qeveria e Kosovës ka marr vendim që mos të shërbejmë në restorant dhe disa sektorë të tjerë për këtë ne kemi liruar punëtorët pa pagesë dhe se parat që do të dalin nga qeveria nuk mund ti marrin ata punëtorë që nuk kanë punuar vetëm atë që kanë punuar gjatë kësaj kohe”, thonë në Viva Fresh.

Në këtë kompani bëjnë të ditur se punëtorët që tani nuk janë në marrëdhënie të punesë nuk e bartin përgjegjësin për pandeminë nuk do të përfitojnë nga paratë që u ka ndarë qeveria.

 

“Ne jem biznes privatë dhe se në të njëjtën mënyrë janë duke funksionuar edhe kompanitë e tjera. Punëtorët nuk dihet nëse do të kthen më në punë ose jo varet nga qeveria por që nuk do të paguhen as nga kompania jonë e as nga shteti”.

Ndaj këtij veprimi, të punësuarit, siç tregojnë për gazetën inFokus po frigohen të reagojnë pasi mund tu hakmerren punëdhënësit në të ardhmen.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës pritet që për dy muajt e ardhshëm t’i ndajë nga 100 euro shtesë në pagat e të gjithë punëtorëve që kanë punuar në markete ushqimore, në furra të bukës dhe në farmaci.

Këtë propozim ka ardhur nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

Kanë qenë punëmarrësit e marketeve ushqimore, furrave dhe farmacive që kanë punuar rregullisht duke siguruar furnizim të amvisërive me nevojat ushqimore dhe shëndetësore. Për të gjithë këta punonjës, Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndaj nga një pagesë shtesë në masën e 100 eurove për dy muajt në vijim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera