SKANDALOZE: Tre ministra të qeverisë Hoti punësojnë veten në bordin e FSSH-së, paga nga 850 euro
Autori: Hateme Smajli 12:16 | 22 October 2020
Nuk po i mjaftojnë vetëm pagat e majme e privilegjet qe i gëzojnë nga pozitat e ministrave. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrja e financave, Hykmete Bajrami dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica e kanë nxjerrë edhe nga një pagë tjetër nga buxheti i shtetit. Janë punësuar në Bordin Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, në krye të së cilës është vetë Armend Zemaj.
Për këtë ministrat në fjalë marrin kompensim për punën e tyre deri në 850 euro në muaj.
Gazeta inFokus ka hulumtuar këtë rast dhe ka siguruar dëshmi se ministri Zemaj është vetë emëruar drejtues i këtij Bordi, ndërsa Hykmete Bajrami dhe Skënder Reçica janë emëruar anëtarë të Bordit.
E këtë për Gazetën inFokus e kanë konfirmuar edhe në Fondin për Sigurime Shëndetësore.
“Janë shtatë (7) anëtar. Institucionet gjegjëse, në bazë të Ligjit për Sigurime shëndetësorë Nr. NR. 04/L -249 dërgojnë nga një anëtar, emrat e të cilëve janë të publikuar në ëeb-faqen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Pagesa për kompensimin për punën e Bordit Drejtues të Fondit është e përcaktuar me vendimin e qeverisë Nr. 05/66 datë: 18.09.2018”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Fondittë Sigurime Shëndetësore.
E sipas vendimit numër 05/66 të qeverisë së Kosovës, i cili hyri në fuqi nga viti 2018, si kryesues i Bordit, kompensimi për punën është 850 euro ndërsa si anëtarë i bordit të FSHS-së, kompensimi është 750 euro.
Fondi i Sigurimeve Shëndetësorë përbëhet nga 7 anëtarë.
Anëtarë të tjerë të bordit janë Rrezart Halili, Murat Berisha, Bujar Gashi, Muhamedali Kodra.
Fondi i Sigurimeve është institucion publik i sigurimit shëndetësor me statusin e personit juridik me të drejta, obligime, përgjegjësi dhe autorizime të veçanta për zbatim të këtij ligji në emër të siguruarve përfshirë mbledhjen efektive të mjeteve financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë.
Gazeta inFokus ka provuar të kontaktojë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë ë Financave në lidhje me këtë çështje por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij teksti. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Kur do t’i hiqen Kosovës masat e vendosura nga BE-ja
Bashkimi Evropian nuk ka treguar shenja konkrete se Kosovës do t’i hiqen masa...
-
Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndë...
-
Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen
sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. A...
-
Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 deri në 19 do të...
-
Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bë...
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...
-
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e sotme telefon...
-
U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sa...
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...