Lajme

Skandaloze: Stafi i Universitetit në Gjilan me paga deri në 2400 euro

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 29 October 2020

Pagat e rektoratit dhe prorektorëve të Universitetit Publik të Gjilanit, kapin shifrën deri në 2400 euro, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2019, ndërsa paga arrin deri në këtë shifër edhe për shkak të shtesave që marrin.

Bazuar në deklarimet e pasurisë për vitin 2019, rektori dhe prorektorët janë më të paguarit në Universitetin e Gjilanit me mesatarisht 2,415 Euro në muaj, prej tyre 1,229 Euro janë shtesa.

-Advertisement-

E këto paga janë rritur edhe më shumë për një vit. Përderisa pagat për rekotoratin në vitin 2018 ishin 2 mijë e 408 euro, në vitin 2019 janë rritur në 2 mijë e 415.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka publikuar disa infografika ku shihen pagat në Universitetin e Gjilanit për vitin 2018 dhe 2019.

Rektor i këtij universiteti është ish kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi./Gazeta inFokus/ 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera