SKANDALOZE: Si e hoqi Ministria e Armend Zemajt nga lista për dërgim në Turqi të lënduarin nga shpërthimi në Ferizaj i cili ka dy ditë në komë
Autori: Hateme Smajli 12:32 | 07 January 2021
Nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj mbetën të lënduar mbi 40 persona, por që 6 nga ta u konfirmua se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Madje sipas dokumenteve zyrtare nga komisioni i mjekëve u vendos që këta 6 qytetarë kanë nevojë urgjente për shërim jashtë Kosovës.
E në momentet e fundit u vendos të dërgohen për shërim në Turqi vetëm 4 persona, duke lënë dy të tjerët në QKUK në Prishtinë.
Gazeta inFokus ka kontaktuar me familjarë të dy pacientëve që nuk u dërguan në Turqi dhe ata po akuzojnë Ministrinë e Shëndetësisë, që i hoqi nga lista në momentin e fundit. Të lënduarit në gjendje të rëndë janë Fadil Gashi e Enver Xhokli.
Gruaja e këtij të fundit, i cili ka dy ditë që është në gjendje kome, Ardita Xhokli, në një intervistë për Gazetën inFokus ka thënë se i kishte bërë gati të gjitha gjërat për tu nisur për në Turqi, por që në momentin e fundit u njoftua që burri i saj ishte hequr nga lista, shkruan Gazeta inFokus.
“Arsyen nuk e dimë as ne vetë, se normal edhe emri i burrit tim ka qenë në listë si një nga më të rrezikuarit dhe që duhet të shërohet jashtë vendit, i kemi bërë të gjitha gati me pasaportë e gjithçka dhe kemi pasur vetëm të japim edhe nënshkrimin dhe me e nis për Turqi. Në momentin e fundit na kanë kthy pasaportën dhe na kanë thënë që nuk është më në gjendje të rëndë”, ka thënë gruaja e Xhoklit.
Ajo po ashtu ka shtuar se mjekët pasi morën vetë vendimin që burri i saj duhet të shërohet jashtë vendit tash po thonë se ai është në gjendje më të lehtë ani pse sipas saj vazhdon të jetë në komë tash e dy ditë.
“E kam një shoqe që më punon aty dhe më tha, Arditë burri yt nuk është fare në gjendje të lehtë. Po rata në momentin e fundit ma kanë kthy pasaportën dhe më thanë që Enveri nuk mundet me shku për shkak se është në gjendje më të lehtë. Ata e kanë nëshkruar vetë me e dërgu atje dhe normal që ka qenë në gjendje të rëndë. Prej ministrisë nuk kemi endë asgjë dhe skemi komuniku me askënd, mjekët po thonë që nuk është në gjendje të rëndë përdersia ai ka dy ditë që të vazhdon të jetë në komë”, ka thënë Ardita Xhokli për Gazetën inFokus.
E për këtë që Xhokli është njëri nga pacienetët në gjendje të rëndë ekziston edhe dokumenti, të cilin e ka lëshuar vetë Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Po ashtu Gazeta inFokus ka kontaktuar edhe me familjarin e pacientit tjetër, Fadil Gashit, Ilirin, i cili po ashtu ka kërkuar një sqarim nga Ministria e Shëndetësisë se pse Fadili nuk u dërgua në Turqi ani pse ishte dhe vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
Ai ka thënë Ministria zyrtarisht iu ka njoftuar atyre se për momentin nuk ka më shumë vende të lira në Spitalin në Turqi dhe mund të dërgojnë për shërim vetëm 4 personat të cilët janë në rrezik më të lartë.
“Nuk po e kemi as ne vet aspak të qartë se si po shkon kjo procedurë dhe nuk kemi marrë as edhe një sqarim. 6 të lënduarit që janë në gjendje më të rëndë dhe që po trajtohen në QKUK, i kanë kaluar në intubim dhe janë në intenzivë. Komisioni i mjekëve ka marrë vendim që këta të 6 duhet patjetër që të trajtohen jashtë vendit për shkak të rrezikut të lartë, pra janë më djegie mbi 36%, prej këtyre të 6 me më së paku djegie është në 35% të trupit”, ka sqaruar Gashi.
“Dje Ministria në bashkëpunim me Ministrinë e Turqisë janë dakorduar me i dërgu vetëm 4 prej këtyre të cilët sipas tyre janë në rrezik më të lartë, por shpjegimi i Ministrisë është për shkak se nuk ka vende në Spitalet në Turqi, ky shtet ka pas mundësi me i marrë vetëm 4 më të rrezikuarit dhe tash këta dy të tjerët kanë mbet, janë në të njëjtin rrezik por duhet me e gjet një tjetër alternativë që me i dërgu edhe këta për shkak se është vendosur se kanë nevojë për trajtim jashtë shtetit”, ka thënë Ilir Gashi për Infokus.
Ai ka potencuar se mund ta bëjnë vet edhe pagesën por që nuk po e dinë se cila është arsyeja e këtij problemi. Sipas tij atyre iu mjafton një ndihmë që Ministria e Shëndetësisë të gjejë një vend për të për shërim jashtë vendit dhe procedurat e pagesës mund të bëhen edhe nga familja, shkruan Gazeta inFokus.
“Ne ende nuk e kemi të qartë, nëse kjo është për shkak të pagesës apo çfarë po ndodh, se nuk kemi informacion tjetër nga Ministria, përvec asaj që kanë thënë se ne nuk jemi duke thënë se nuk do ti dërgojmë edhe dy pacientët që kanë mbetur por për momentin do ti dërgojmë vetëm këta katër.
Nuk është e drejtë sepse ne nuk po kemi informacion se janë duke u munduar ti dërgojnë edhe familjarin tim dhe atë tjetrin që është në gjendje të rëndë apo jo, ne kemi kontaktuar edhe me persona të tjerë edhe me biznese të Ferizajt që janë dakorduar që nëse një Spital na ofron një vend ne jemi në gjendje të paguajmë vetë spitalin por nuk kemi asnjë sqarim edhe asgjë nga Ministria. Ne jemi duke u munduar që të gjejmë një variant se si ti dërgojmë edhe këta për shërim jashtë vendit”, ka deklaruar Gashi.
Gazeta inFokus ka provuar të kontaktojë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka dërguar edhe pyetje që të dijë se ku qëndron problemi por që të njëjtit deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Kujtojmë se rasti i rëndë në Ferizaj ku në një lokal shpërtheu një bombolë e gazit ka ndodhur me 5 janar, ku si pasojë mbetën të lënduar mbi 40 persona./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
SHBA/ Numri i vdekjeve nga koronavirusi në rritje në 30 shtete
Numri i vdekjeve nga nga koronavirusi po rritet në pothuajse dy të tretat e s...
-
11 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës në gjendje më të rëndë
64 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës...
-
Dhuna seksuale në rritje, viktima kryesisht të miturat
Në gjashtë vjetët e fundit, në Kosovë kanë ndodhur 225 raste të dhunimeve sek...
-
Si do të votojnë personat me COVID-19 në zgjedhjet e 14 shkurtit?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për të mundësuar që edhe p...
-
Ky është numri i të infektuarve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë
Mbi 56 mijë kosovarë janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. S...
-
Moti për sot dhe nesër
Moti në Kosovë do vazhdoj të jetë i ftohtë e sidomos mëngjeset e ku parashihe...
-
5 mijë e 275 raste aktive me COVID-19
56 mijë e 118 persona janë infektuar me koronavirus prej marsit kur edhe u sh...
-
Subjektet politike nuk po e përfillin ligjin për barazi gjinore
Publikimi i listave zgjedhore nga partitë politike tregon se subjektet politi...
-
Kreu i OBSH-së: Bota “në prag të një dështimi moral katastrofik” lidhur me vaksinat
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se bota është “në prag të n...
-
13 viktima dhe 63 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore
Në 24 orët e fundit nga 529 teste të kryera, 63 persona rezultuan pozitiv nda...
-
Në prag të inaugurimit presidencial, masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita
Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marrin të gjitha masat...
-
Ismaili: Kurti dhe Vitia filluan me tubimet, pastaj vazhduan tjerët
Sekretari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se tubimet politike që po mbahen t...