Lajme

Skandaloze: Shteti mbetet pa kryeinspektor, askush s’jep përgjigje

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 05 July 2017

Lulzim Syla, kryeinspektor i tregut në Kosovë me të drejtë nuk duhej ta ushtrone këtë detyrë në dhjetë ditët e fundit. Që nga data 25 qershor, kryeinspektorit të tregut kosovar i ka skaduar mandati 3 vjeçar i punës.

Megjithatë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë vazhdon ta mbajë Sylën në këtë funksion pasi që i njëjti është në listën e pagave, ashtu siç e ka edhe emailin zyrtar ende aktiv.

Në këtë situatë çfardo shkelje që ndodhë në treg, inspektorët nuk mund të dalin në treg pasi që nuk kanë eprorë të emëruar.

-Advertisement-

Indeksonline e ka kontaktuar Lulzim Sylën për këtë situatë për të cilën thotë se nuk ka shumë informacione.

“Unë në pushime jam. Nuk di asgjë se çfarë po ndodhë. Nuk e di nëse MTI do të caktojë ushtrues detyre, por besoj se Këshilli i Përgjithshëm do të vendosë shpejt” ka thënë Lulzim Syla në përgjigjen e tij.

Indeksonline ka kontaktuar edhe Minitrinë e Tregtisë por kontakti ka qenë i pamundur.

Syla gjatë mandatit të tij ka qenë i hetuar nga prokuroria e shtetit për dyshime të falsifikimit të diplomës./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera