Lajme

SKANDALOZE: Shkollat nuk kanë libra të mjaftueshme për të gjithë nxënësit

Autori: Islam Morina 17:36 | 22 September 2022

Përveç grevës që la nxënësit pa u ulur në bankat shkollore tash e 22 ditë, problem tjetër i madh po del të jetë edhe furnizimi i shkollave me libra të mjaftueshme, shkruan Gazeta Infokus.

Menagjmenti i shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, ka njoftuar prindërit se shpërndarja e librave për nxënësit e kësaj shkolle nuk mund të bëhet ngase nuk ka libra të mjaftueshëm për të gjithë nxënësit.

Ata kanë thënë se ata si shkollë kanë bërë kërkesë te shkollat tjera dhe te MASHT-i që të furnizohen me libra, në mënyrë që kur të bëhet shpërndarja e tyre të bëhet për të gjithë nxënësit dhe që kjo të bëhet sapo të filloj procesi mësimor.

-Advertisement-

Kujtojmë së është kryeneçësia e kryeministrit Kurti dhe arroganca e tij karshi grevistëve ajo që po mbanë nxënësit larg bankave shkollore tash e tri javë me radhë. Por sikur të mos mjaftonte kjo tash shkollat edhe kur të filloj mësimi do të përballen me mungesa të teksteve shkollore.

Njoftimi i plotë:

“Njoftim: Njoftohen të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit, se shpërndarja e librave nuk mund të bëhet për arsye se kemi mungesë të librave.

Ne si shkollë kemi bërë kërkesë nga shkollat tjera apo edhe nga MASHT që të furnizohemi me libra në mënyrë që kur të bëhet shpërndarja e tyre të jemi të kompletuar për të gjithë nxënësit njësoj.

P.S. është e padrejtë të pajisen vetëm disa nxënës me libra.

Shpërndarja e librave do të bëhet momentin e parë që bëhet kompletimi i librave(e që shpresojmë shumë t’i kemi ditën e parë të fillimit të procesit mësimor)”, shkruan në njoftimin dërguar prindërve të kësaj shkolle./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera