Lajme

Skandaloze: Qeveria Hoti mashtron qytetarët për përfitimin e 130 eurove

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 12 August 2020

Pas rishikimit të buxhetit, Ministria e Financave ka filluar që ti ekzekutoj pagesat e pakos emergjente, shkruan Gazeta inFokus.

Shumë qytetarë nga e hëna kanë pranuar në llogaritë e tyre mjetet që janë destinuar për ta.

Por ka pasur raste kur Ministria i ka njoftuar përmes mesazheve në telefon për tërheqjen e mjeteve dhe me pas serish përmes mesazheve iu ka bërë të ditur se kanë pasur gabim teknik dhe se mjetet nuk do ti marrin.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka siguruar edhe fotografi të mesazheve që një qytetar ka marruar nga Ministria e Financave.

 

Madje, Xheladin Salihi, një qytetar nga Gjilani që i ka ndodhur kjo gjë, për Infokusin ka thënë qe këto para i kanë prit shumë qytetarë si ndihmë nga shteti pas problemeve shkaku i pandemisë, e pavarësisht vonesave, në fund thotë se edhe janë zhgënjyer pasi u mashtruan.

“Si është e mundur kjo, Ministria e Financave me dërgon mesazh se jam përfitues i asistencës mujore prej 130 eurove dhe te nesërmen e anulojnë thonë gabim teknik. Jo vetëm unë po sa shumë njerëz ka si unë që ju ka refuzuar pasi është ardhë mesazhi, tmerr tmerr marre ju koftë”, ka thënë Xheladin Salihi.

Ky nuk është rasti i vetëm, ka shumë qytetarë se janë ankuar që fillimisht u njoftuan se kanë përfituar 130 euro e me pas iu tha që është gabim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera