Skandaloze: Prokuroria mbyll në kohë rekord hetimet ndaj inspektorëve të Inspektoratit Shëndetësor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës
Autori: Gazeta inFokus
17:50 | 19 Janar 2024
Fakte të lëna në gjysmë, të dyshuar të intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, dëshmi të mos përfshira në raport, dhe mos intervistimi i kryeinspektores, Nora Kursani Demhjaha, e cila kishte urdhëruar inspektimin për të cilin nisën hetimet dhe nënshkruan raportet e inspektorëve nga terreni, janë vetëm disa nga “lëshimet” e bëra qëllimshëm apo jo nga Prokuroria Themelore në Pejë në rastin e hetimeve për dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga disa inspektorë të Inspektoratit të Shëndetësisë.
Gazeta Infokus
Një inspektim i urdhëruar nga zëvendësuesja e kryeinspektores së Inspektoratit të Shëndetësisë, Nora Kursani Demjaha përfundoj në hetime nga Prokuroria Themelore në Pejë, e ky rast u mbyll në kohë rekord për afro një muaj me pretendimin se “nuk ka elemente të veprës penale”.
Gazeta Infokus raportoi këtë javë se Prokuroria kishte nisur hetimet për disa inspektorë të këtij institucioni, Hikmete Blakçori dhe Nysret Kuletën, për një inspektim në klinikën “Jona Dent” në Pejë derisa kjo u konfirmua edhe nga zyrtarët e prokurorisë.
Por si ndodhi ngjarja dhe si erdhi deri tek mbyllja e rastit për një muaj?
Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin skandaloz të mbylljes së rastit nga Prokuroria ku thuhet se nuk ka elemente të veprës penale nga asnjëra palë.

Fillimisht rasti ku dyshohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga inspektorët është pranuar nga Prokuroria me datën 16.11.2023 dhe është mbyllur përfundimisht me 27.12.2023, kjo një kohë rekord e hetimeve dhe përfundimit të rastit.
Në lidhje me këtë rast prokuroria ka intervistuar, dy inspektorët që kanë kryer inspektimin e parë në “Jona Dent”, Hikmete Blakçorin dhe Nusret Kuletën, po ashtu inspektorin i cili përsëri kishte vizituar të njëjtën klinikë, Shaban Osmanaj si dhe pronarin Alban Haxhiajdini, por jo edhe kryeinspektoren e cila kishte dhënë urdhrin për inspektim në këtë ordinancë private në Pejë dhe është ajo e cila nënshkruan raportet e inspektimeve në terren.
E ajo çfarë e bën edhe më të çuditshme këtë rast është se të gjithë të lartpërmendurit janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarit pra nuk ka fare të dyshuar për rastin e hapur e hetimet për të.
Inspektimi i parë në “Jona Dent” ndodhi me 28.08.2023, nga dy inspektorët e lartpërmendur nën dyshimin që aty ofroheshin shërbime për të cilat nuk posedonin licencë, siç pretendonte kryeinpsektorja, Kursani Demjaha pas një denoncimi që kishte bërë në inspektorat një qytetar i Pejës.
Në këtë inspektim në klinikën “Jona Dent” Inspektorati kishte marrë vendim që të gjobiste klinikën me 1 mijë euro për sipas tyre për “kryerjen e shërbimeve për të cilat nuk posedonte licencë” dhe i ndalohej veprimtaria deri në licencim nga Ministria e Shëndetësisë.
Në thelb i gjithë raporti i prokurorisë për mbylljen e rastit është një “llugë” në vete ku as edhe një “fakt” nuk jepet në detaje vetëm bazohet në deklarata të personave që kanë dëshmuar.
Konfiskimi i librit të pacientëve – Mbahet 2 muaj dhe nuk i kthehet Ordinancës
Derisa në raportin e lartpërmendur prokuroria nuk përmend fare se inspektorët kishin konfiskuar librin e pacientëve të ordinancës, kjo del në pah në raportin tjetër të inspektimit të dytë që kishte bërë Inspektorati në “Jona Dent”.
Kur inspektorët, Shaban Osmanaj, Diana Shehu Devaja dhe Fakete Hoxha Haziri, në inspektimin e dytë të bërë me datën 12.10.2023 i kishin kërkuar pronarit librin e pacientëve i njëjti iu kishte treguar se ato po i mbajnë jashtëligjshëm tashmë më shumë se një muaj, kolegët e tyre pra Inspektorati i Shëndetësisë, e si për çudi prokuroria e tejkalon duke mos e përmendur fare kohëzgjatjen e mbajtjes së këtyre librave që ligjërisht nuk lejohet të mbahen më shumë se 48 orë pas konfiskimit.
Mirëpo kryeinspektorja, Nora Kursani Demjaha në një përgjigje për Infokusin thotë se nuk ka rëndësi se për sa kohë sa mbahen provat dhe faktet e mbledhura në Klinika.
“Bazuar në informatat që ka në dispozicion Inspektorati Shëndetësor, Dr. Nysret Kuleta nuk është person-inspektor I dyshuar. Protokolli i pacientëve është konfiskuar gjatë procedurave të inspektimit në IPSH.. Bazuar në Ligjin e Inspektoratit Shëndetësor Nr. 02L-38, dhe Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125 nuk është e përcaktuar kohëzgjatja e mbajtjes së dokumentacionit të konfiskuar. Procesi i grumbullimit të fakteve nga dëshmitë e konfiskuara nuk kufizohen me afate kohore”, ka thënë ajo për Infokus.
Kësaj here inspektorët gjobitën klinikën me 4 mijë euro për shkak se “nuk kishin respektuar vendimin e parë të Inspektoratit për ndërprerje të përkohshme të veprimtarisë” deri në licencim nga Ministria e Shëndetësisë.
Por çfarë thuhet në dokumentin Prokurorisë për mbylljen e rastit?
Qershia mbi tortë është mbledhja e fakteve nga ana e prokurorisë dhe vendimi për mbylljen e rastit.
Pra Klinika “Jona Dent “ në Pejë u gjobit me 5 mijë euro në dy inspektimet që iu bënë nga Inspektorati i Shëndetësisë, e që për asnjërën nuk jepen prova në hetimet e bëra nga Prokuroria.
Në raportin e mbylljes së rastit nuk përfshihet fare deklarata e pronarit të ordinancës, ose provat që ai ka ofruar për rastin, por vetëm e inspektorëve që dëshmuan në cilësinë e dëshmitarit dhe “fakteve” që të njëjtit kanë ofruar.
Mirëpo çudia nuk përfundon këtu.
Në një përgjigje për Gazetën Infokus, kryeinspektorja deklaron se nuk është në dijeni që prokuroria po kryen hetime ndaj saj apo ndaj ndonjë inspektori tjetër të institucionit që ajo udhëheq e për rastin që ajo kishte urdhëruar inspektimin në terren.
“Inspektorati Shëndetësor nuk posedon informata zyrtare se Hetuesia e Policisë në Pejë po zhvillon aktivitete hetuese ndaj Inspektorëve Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, e as ndaj meje si Zëvendësues I Detyrës së Kryeinspektorit Shëndetësor.. Inspektorati Shëndetësor nuk posedon informata se Njësiti I Hetuesisë pranë Policisë Kosovës ka ndonjë aktivitet apo dyshim ndaj Inspektorëve Hykmete Blakqori dhe Nysret Kuleta”, ka thënë Nora Kursani Demjaha.
Ndërsa e pyetur se a janë gjetur librat e pacientëve të kësaj ordinance në veturën e njërit prej inspektorëve që kanë kryer inspektimin, zëvendësuesja e kryesinpektorit e ka mohuar këtë gjë.
“Konfiskimi I Protokollit të pacientëve nga Institucioni Shëndetësor në cilësi të grumbullimit të provave (që ju I referoheni si përvetësim i mjeteve) është procedure standarde e veprimit në raste kur analiza e dokumetacionit kërkon kohë të gjatë dhe koncentrim të lartë analitik. Inspektorati Shëndetësor nuk posedon ndonjë raport nga policia se librat/dokumentacioni shëndetësor-protokolli janë gjetë në veturën e tij siç pretendoni ju. Sipas informative në dispozicion, materialet e konfiskuara në IPSH,,Jona Dent” (Protokolli I Pacientëve) janë konfiskuar me veturë zyrtare në përdorim nga Inspektorati Shëndetësor nga punëtorët e Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë. Pas përfundimit të procedurave zyrtare të njejtat u janë kthyer institucionit dhe për asnjë qast të vetëm nuk kanë qenë në veturë private të ndonjë inspektori”, ka thënë Nora Kursani Demjaha.
Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë për Gazetën Infokus që përveç këtij rasti nuk ka pasur hetime të tjera më herët për kryeinspektoren dhe inspektorët e përmendur deri më tash në këtë tekst e megjithatë në media janë publikuar vazhdimisht raste të dyshimta të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.
/Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
































