Lajme

Skandaloze: Prifti serb heq flamurin shqiptar që ndodhet në Koshare që nga viti 1999

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 15 October 2020

Më 10 tetor, një prift nga rrethina e Beogradit, arriti me shumë vështirësi, pas më shumë se shtatë orësh ecje, i shoqëruar nga dy miq, njëri prej të cilëve gjithashtu i shërben Zotit, për të arritur në kullën e vrojtimit në Koshare.
Videon e ka publikuar gazeta serbe “Novosti”

Pas përkujtimit të të gjithë heronjve nga Kosharja, prifti u ngjit në tavanin e ndërtesës ku pa flamurin shqiptar:

“Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, ka thënë ai.|

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera