Lajme

Skandaloze: Polici shkarkon në shtëpinë e tij ndihmat e mbledhura (Video)

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 28 November 2019

Prej dy ditësh Shqipëria gjendet në një gjendje të jashtëzakonshme pasi tërmeti i dy ditëve më parë shkaktoi dëme të mëdha në njerëz dhe dëme materiale kryesisht në Durrës, Tiranë, Krujë e Lezhë.

Si kurrë më parë shqiptarët u mobilizuan dhe kontribuan me ndihma për të prekurit nga tërmeti. Por ndodhi ajo që s’duhej!

 

-Advertisement-

Ditën e sotme në media kanë qarkulluar zëra se ushqimet dhe ndihmat po vidhen nga organizatorët të cilët sipas denoncuesve kanë nisur ti shesin ndihmat.

 

E tillë është edhe video denoncimi bashkëngjitur lajmit ku sipas denoncuesit një oficer policie po vjedh ndihmat dhe po i dërgon në banesën e tij.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera