Lajme

Skandaloze: Një grua vjedh çantën e një vajze në Prishtinë, xhirohet nga kamerat (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 20 August 2017

Të enjten rreth orës 19:45, çanta e femrës me inicialet F.N është vjedhur pa pikë telashe nga një hajneshë në një restorant në Prishtinë.

Në video vërehet se si hajnesha e vjedh çantën e huaj pa asnjë problem dhe del jashtë lokalit sikurse të ishte e saja. F.N tregon se në çantë ka pasur dokumentet personale, kartelën bankare, 400 euro,parfum origjinal si dhe gjësende tjera me vlerë.

F.N rrëfen se me të vërejtur mungesën e çantës menjëherë i është drejtuar kamarierit dhe menaxherit të restorantit të cilët e kanë njoftuar se lokali ka kamera të sigurisë. Më pas ajo e ka njoftuar edhe policinë.

-Advertisement-

“Mandej menagjeri e ka shiku at hajneshen prej kur u ardh ne restorant ajo kish qene me motrën edhe nusen e vëllait. Për fat të mirë ato dyja jon kon hala ne restorant edhe policia i murr ne pytje. Motra e saj dyshohet qe eshte bashkpuntore”- thotë F.N me shpresën që do ta gjejë çantën sa më shpejtë.

V.B janë inicialet e vajzës që dyshohet se vodhi çantën të enjtën në Prishtinë.

Për më shume mund t’i shikoni videot më poshtë.

Raste të publikimit të videove skandaloze kur qytetarëve u janë vjedhur kuletat apo çantat e dorës nëpër restorante apo garderoba janë publikuar edhe më parë në vendin tonë. /Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera