Fokus

Skandaloze: Në Prishtinë u shërbehet fëmijëve kifle pa afat (Foto)

Autori: Halil Berisha 20:01 | 23 October 2019

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur sot në një shkollë në Prishtinë.

Fëmijëve, të cilët vijojnë mësimin në shkollën “Dardania”, iu është servuar ushqim me afat të skaduar.

Visar Xani, një nga prindërit, madje këtë rast e ka publikuar edhe në profilin e tij në Facebook, duke thënë që për këtë punë, dikush duhet të ndjeket edhe penalisht, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Te nderuar prind, nese vreni te femijet tuaj ndonje shqetsim e kan nga keto kifle pa afat. Shpend Ahmeti vazhdon te na i demtoi femijet dhe per kete do te duhet dikush te ndjeket penalisht. Pasi qe femijve u jane shprendar keto kifle nje pjese e nxenesve i kane ngren ndersa ata te cilet nuk i kane ngren i kane dorzuar aty ku edhe i kane marr. Eshte e tmerrshme nese dikush po perfiton duke rrezikuar shendetin e femijeve. Shpend cka kishe ba nese femija i jot dote kishte hanger nje kifle pa afat”.

Siç shihet edhe në fotografi, kiflet të cilat u janë ofruar sot fëmijëve, afati ju ka skaduar në shtator të këtij viti.

Kështu, disa nga nxënësit të cilët kanë vërejtur këtë, kanë refuzuar që të ushqehen, e të rrezikojnë shëndetin e tyre./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera