Skandaloze| Miliona kilogram farë e ndaluar e grurit kontrabandohet në Kosovë me dije të shtetit
Autori: Zekirja Shabani
15:47 | 17 March 2021
Nën hundët e inspektorëve kufitar e me dije të zyrtarëve të lartë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në vazhdimësi në Kosovë po futet farë gruri e ndaluar për tregun vendës.
Një hetim i nisur në vitin 2019 nga njësia e Krimeve Ekonomike për skandalin më të madh të këtij lloji të grurit vlerësuar si i rrezikshëm për fermerët dhe qytetarët, duket se po mbyllet në heshtje, derisa përmes pikave kufitare vazhdojnë të futen dhjetëra kamionë të ngarkuar me grurë të dyshimtë.
Gazeta Infokus ka gjetur se mbi gjysmë milion kilogram farë të llojeve të ndryshme, kryesisht nga Serbia, që nuk janë në listën e farërave të lejuara për tregun e Kosovës, janë futur pa iu nënshtruar asnjë kontrolli vetëm vitin e kaluar.
Ndërsa në vitin 2019, kur edhe kanë filluar hetimet për këtë skandal, sasia e farës së ndaluar ishte mbi 1 milionë kilogramë.
Në dokumentet që posedon Gazeta Infokus mësohet se dy vite më parë Instituti Bujqësor i Pejës kishte rënë në gjurmë të një varieteti të grurit që po shitej në Prizren, por që të njëjtin instituti e kishte testuar paraprakisht dhe e kishte ndaluar tregtimin e tij.
“Ju informojmë se me datë 24.10.2019 Inspektori Komunal i Gjakovës Z.Afrim Luzha për qellim të testimit të cilësisë dhe gjendjes shëndetësore të farës, në Institutin Bujqësor të Kosovës ka sjellë dy mostra të varietetit të grurit për fare me origjinë nga Kroacia “BC Mandika”, të cilat janë regjistruar me nr. Protokolli 3025 dhe 3026 por pas konsultimit të Listës së Lejuar të Farërave të Republikës së Kosovës dëshmon se varieteti i lartëcekur nuk është i regjistruar në Listë”, thuhet në shkresën e institutit drejtuar departamentit të krimeve ekonomike.
Kërkesa për ndalimin e plasimit të këtij variete të grurit për farë në tregun e Kosovës, sipas shkresës është në favor të ruajtjes së akterëve të përfshirë në zinxhirin e prodhimit të grurit, sikurse janë: Fermerët, mullit dhe konsumatorët.
Për këtë kreu i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci e kishte njoftuar edhe ministren e atëhershme të bujqësisë, Dijana Zivic.
“E nderuar Znj. Ministre, lnstituti Bujqësor i Kosovës shpreh shqetësimin për mënyrën e funksionimit te institucioneve tona që ndërlidhen me kontrollin dhe monitorimin e kufirit dhe depertimin ne tregun e Republikes se Kosoves te farerave, te cilat nuk kane arritur te futen ne Listen e Lejuar te Republikes se Kosoves”, thuhet në letrën që Geci i kishte dërguar me 29 tetor ministres Zivic.
Por, kjo e fundit nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.
Siç dëshmohet me dokumente askush në zinxhirin e përgjegjësisë nuk kishte marrë veprime për këtë çështje.
Edhe pse në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës ishin evidentuar të gjitha kompanitë dhe ishte gjetur sasia e importuar brenda në tregun e Kosovës.
Gazeta Infokus posedon raportin e plotë të vlerësimit të AUV-së lidhur me këtë rast, i cili nuk del të jetë i vetëm.

Gruri i ndaluar importohet pa u penguar në Kosovë
Të dhënat e importit të siguruara nga Dogana e Kosovës dëshmojnë se edhe në vitin 2020 ka vazhduar importi i pa penguar i farës së ndaluar për tregtim në Kosovë.
Sipas statistikave, në vitin e kaluar janë importuar afro gjysmë milioni kilogram farë gruri e varietetit Basilio nga Serbia.
Sasi të mëdha të kësaj fare mbi 120 mijë kilogram, ishte gjetur edhe në vitin 2019 në një depo të një kompanie në Suharekë.
Por ky importues nuk është i vetmi që ka shkelur ligjet e zbatueshme në Kosovë.
Janë edhe dhjetëra kompani tjera që importojnë farë gruri të palejuar në Kosovë.
Në vitin 2019 disa kompani kishin importuar mbi 500 mijë kilogram farë të gjashtë varieteteve të ndaluar për tregtim në atë kohë në Kosovë (“MAURIZIO”, “GAUDO”, “ORVQANKA”, “OSATKA”, “GAUDINO”, “MIRJANA”).
Por, zyrtarët e AUV-së nga gjithë kjo sasi kishin kapur vetëm 75 mijë kilogram, të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar.
Ky institucion ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e Gazetës Infokus lidhur me skandalin e grurit.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ende është duke u marrë me hetimin e nisur para dy vitesh.
Por nuk kanë dhënë detaje se deri ku kanë shkuar hetimet.
“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria kompetente e PK-së e posedon informacionin e paraqitur dhe të njëjtin është duke e trajtuar në aspektin policor”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për media të Policisë së Kosovës.
Sipas dokumenteve që posedon Gazeta Infokus, ata po hetojnë se si arritën të tregtohen në tregun e Kosovës varietete të grurit të cilat nuk janë në listën e farërave të lejuara në Kosovë.
Kështu, të dyshuar kryesor për këtë janë ende, inspektorët kufitar, kryeshefja e inspektoratit dhe krerët e AUV-së për ndërhyrje në sistemin e kontrollit dhe monitorimit të farerave që vijnë nga importi.
Llojet e farërave që u importuan kundërligjshëm në Kosovë
“SRPANJKA” C1
“MAURIZIO”
“GAUDO”
“ORVQANKA”
“OSATKA”
“GAUDINO”
“MIRJANA”
“MIRIANA” C1
“BASILIO”
“BC 7031”
“BC MANDICA”
“SRPANJKA”
“PODOBRENA-OROVQANKA”
Nesër në Gazeta Infokus mund të lexoni se cilat kompani sollën farë gruri të ndaluar nga institucionet në Kosovë.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...

































