Lajme

Skandaloze: Mësuesi që ka lidhje të forta me kryetarin e rrah nxënësin në një shkollë në Drenas (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 24 February 2020

Driton Çelaj, një arsimtar në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas, është xhiruar derisa e ka goditur një nxënës me shuplakë.

“Kthehu përpara” janë fjalët që dëgjohen derisa arsimtari i Edukatës Qytetare e goditi nxënësin me shuplakë, shkruan Syri Kosova.

Po ashtu, sipas personit që dërgoi videon në redaksi, kjo nuk është hera e parë që arsimtari në fjalë ka sjellje të tilla ndaj nxënësve.

-Advertisement-

Çelaj me 24 janar të këtij viti është bërë pjesë e PDK-së në Drenas, madje, kryetari Lladrovci në faqen e tij në Facebook pati hedhur një fotografi ku shihet duarshtrënguar me arsimtarin, të cilin e vlerësoi për punën e tij, ani pse në video po shihet krejt e kundërta.

Sipas personit të njëjtë, ky raport i ngushtë mes tyre po nënkuptohet si “liri” për Çelajn që të sillet në këtë formë.

Syri po përpiqet të marrë deklaratave të palëve të përfshira, por ,ende nuk ka siguruar prononcimet nga shkolla dhe komuna.

Ne jemi të hapur për vlerësimet e tyre rreth skandalit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera