Lajme

Skandaloze: Laboratori i Devollëve i lë në rrugë personat me aftësi të kufizuar

Autori: H. Smajli 09:54 | 15 September 2020

Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të mos kenë mundësi të futen në Medical & Laboratory Services që është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, Vlerës, dhe që po kryen vetëm teste PCR për virusin COVID-19.

Një fotografi e siguruar nga Gazeta Infokus tregon se personat me aftësi të kufizuar po presin poshtë shkallëve të këtij laboratori.

-Advertisement-

Krijimi i qasjes për personat me aftësi të kufizuara ishte një ndër kushtet kryesore për licencim. Megjithatë, ky laborator u licencua nga Ministria e Shëndetësisë edhe pse nuk e plotëson kushtin primar, shkruan gazeta inFokus.

“Institucioni shëndetësor në të cilin do të kryhet veprimtaria private shëndetësore jashtë-spitalore duhet të plotësojë këto kushte të përgjithshme… Të siguroje qasje të lehtë për personat me aftësi të kufizuar”, thuhet në kushtin e parë të Udhëzimit Administrativ të MSh-së të cilin duhet të plotësojnë laboratorët për tu licencuar.

Gazeta inFokus ka raportuar edhe më herët se laboratori i Devollëve  nuk e plotëson këtë kusht dhe ka realizuar edhe një storie të cilën mund ta ndiqni më poshtë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera