Fokus

Skandaloze: Kjo është arsyeja pse Spitali i Gjilanit refuzoi donacionin në vlerë rreth 1 milionë euro

Autori: H. Smajli 13:33 | 02 October 2020

Një donacion në vlerë rreth 1 milion euro nuk është pranuar nga Spitali i Përgjithshëm në Gjilan, shkruan Gazeta inFokus.

Donacioni ka 73 shtretër por ka mbetur i bllokuar në doganë, kjo sipas Mehmet Sopës, afarist kosovar në Zvicër, i cili ka akuzuar Spitalin në Gjilan për mos pranimin e këtij donacioni.

E drejtori Klinik i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu e ka konfirmuar këtë për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Ai ka thënë se Spitali në Gjilan nuk e ka pranuar donacionin sepse nuk kanë marrë përgjigje në lidhje me këtë donacion nga Zyra e Donacioneve të ShSKUK-së në Prishtinë.

Hajrullahu ka thënë se nuk kanë të drejtë të pranojnë donacion pa marrë përgjigje nga kjo zyrë.

Kjo është edhe arsyeja pse donacioni në vlerë 1 milion euro ka mbetur i bllokuar në doganë.

“Ne nuk e kemi pranuar donacionin sepse kur e kemi bërë kërkesën në Zyrën për Donacione të SHSKUK-së, nuk kemi marrë ende përgjigje. Ne nuk guxojmë të pranojmë donacione nëse nuk miratohet nga kjo zyrë”, ka thënë Hajrullahu për inFokus.

Gazeta inFokus ka kontaktuar edhe me Drejtoreshën e Zyrës për Donacione në SHSKUK, Mirjeta Bunjaku por ajo nuk ka pranuar të përgjigjet.

Bunjaku për inFokus ka thënë se mund të drejtojmë pyetjet në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Gazeta inFokus po ashtu ka dërguar pyetje në SHSKUK dhe ka tentuar të kontaktojë me ta edhe përmes telefonit mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje./Gazeta inFokus/ 

LEXO EDHE: SKANDALOZE: Ministria e Shëndetësisë dhe Spitali Regjional i Gjilanit refuzojnë donacionin milionësh

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera