Lajme

Skandaloze: IKSHPK i tha negative, pas 14 ditësh e njoftojnë se ka qenë me COVID

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 08 April 2021

Tringa Kelmendi ka thënë se IKSHPK nuk është e saktë në testimin e qytetarëve për koronavirus, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo ka ndarë në Facebook përjetimin e saj, se si IKSHPK fillimisht e shpalli negative ndërsa pas 14 dite e kontaktoi duke i thënë se ke qenë pozitive.

“Qe nje storie pandemie:Me 23.03.2021, pas shfaqjes se simptomave te para te COVID-19, shkova ne kontrolle ne QMF ne Ulpiane. Insistova shume per me u testu, se edhe kontakte me te infektuar kisha. Pas dy kontrollave, se mjekja e pare refuzonte kategorikisht qe une me marre udhezim, e meqe une kembengula akoma me shume, me drejtoi te nje mjeke tjeter, e cila permes shpjegimit qe i dhash, me udhezoi per ne IKSHP. Po te njejten dite u testova.Diten tjeter, me date 24.03.2021, ne mbremje, IKSHPK ma dha lajmin e gezueshem qe jam negativ sa i perket virusit.Sonte, mora nje telefonate te cuditshme, nga po IKSHPK, ku edhe me pyeten se si jam tash pasi e kam kalu virusin, sepse kane kaluar 14 dite qe nga rezultimi pozitiv.Une: “Ju me keni thane qe jam negativ!”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Ajo shtoi se gabimet e tillla u kushtojnë me jetë qytetarëve.

“IKSHPK: “Nuk e di cfare gabimi ka ndodhe, por ju keni qene pozitive me virus. Kerkoj falje per gabimin”Shume lehtesisht. Kerkoi falje per gabimin! Po aq lehtesisht sa po na vrasin cdo dite. Me gabime te “vogla”, me mosdije, me vendime te kota.Familjaret e miqte po na vdesin. Jeta e shume njerezve ka ndryshu rrenjesisht per keq. Dhimbja na eshte shtu e merzite verehen ne rrudhat e ballit te shumica qe te pakten njehere kane pase nevoje me u end ne oborrin e QKUK-se. Por, pergjegjesi nuk jep kerkush, as per fjalen, as gabimin e as vrasjen”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera