Sport

Skandaloze, hajdutët vjedhin shtëpinë e Paolo Rossit gjatë orës që ai po varrosej

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 13 December 2020

Një skandal i paprecedentë është shënuar ditën e djeshme në provincën e Arezos. Hajdutët javë futur brenda shtëpisë së Paolo Rossi dhe e kanë bastisur atë, gjatë orës që legjenda italiane po varrosej, duke marrë disa prej bizhuterive që ndodheshin në vilën ku jetonte Rossi.

Për fat të mirë, objektet më të çmuara në lidhje me karrierën e ish-kampionit të botës nuk u vodhën. Ka qenë bashkëshortja e legjendës, ajo që ka zbuluar këtë ngjarje të shëmtuar, në momentin që është kthyer në banesën e saj.

Mësohet se hajdutët ishin futur nga një dritare, teksa përveç disa sendeve me vlerë, ata kishim marrë dhe 100 euro.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera