Skandaloze, dyshime se 11 vjeçarja u abuzua seksualisht edhe nga 6 persona në qershor, nuk u arrestua askush
Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 31 August 2022
Rasti i rëndë i 11 vjeçares që tronditi vendin tash e katër ditë, pasi pesë persona e dhunuan seksualisht për 7 orë rresht, ka alarmuar institucionet dhe të gjithë qytetarët. Ndonëse të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe gjenden në paraburgim, njëjtë nuk kishte ndodhur edhe para dy muajve.
Prej burimeve të sigurta brenda policisë, Periskopika raportuar sse viktima e njëjtë ishte abuzuar seksualisht edhe në fund të qershorit të vitit 2022 nga gjashtë persona.
Rasti tragjik i 11 vjeçares (emër i njohur për redaksinë) nuk ka nisur në natën e 27 gushtit, pra të shtunën e javës së kaluar. Siç mëson Periskopi, e dëmtuara ishte keqpërdorur seksualisht e kishte qenë viktimë e trafikimit me qenie njerëzore, madje nga persona të ndryshëm të moshës madhore.
Periskopi ka parë raportin policor të rastit të mëhershëm në qershor, kur edhe 11 vjeçarja për herë të parë ishte bërë e njohur për policinë si viktimë. Në natën e 21 qershorit, viktima ishte takuar me një person të moshës madhore në një kafene të lagjes ku jeton në Prishtinë (lokacion i njohur për redaksinë) dhe nga aty kishin vazhduar në një motel në rrethinë. Sipas deklaratës së të miturës, detaje prej të cilës ka siguruar Periskopi, në motel kishte shkuar edhe një person tjetër. Pastaj, të dy e kishin dorëzuar tek persona tjerë. Pra në total, dyshohet se viktima është keqpërdorur seksualisht nga gjashtë persona të moshës madhore brenda natës. Abuzimi dyshohet të ketë ndodhur në lokacione si Prishtinë, Orlloviq e Fushë Kosovë.
Fillimisht, e dëmtuara ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj. Të nesërmen, krejt në orët e para të mëngjesit, viktima ishte lënë nga të dyshuarit në një rrugë jo shumë larg shtëpisë së saj në Prishtinë.
Lidhur me rastin, Periskopi mëson se nuk ishte arrestuar asnjë person, ndonëse njërin prej tyre e kishin identifikuar qysh në fillim. Madje, as dëshmitarët e rastit nuk ishin ftuar për intervistim.
Në raportin e rastit, thuhet se e dëmtuara ishte dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, e pastaj, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, ishte dërguar në strehimore. Megjithatë, mediumi mëson se vullneti i prindërve por edhe i vajzës ishte që të kthehej në shtëpi. Rasti vlerësohet të jetë ende nën hetime.
Ekrem Rexhepi, nuk është emër i panjohur për organet e rendit. Ai ka disa raste në procedurë gjyqësore për veprat penale ‘Dhunë në familje’, ‘Vjedhje’, ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Vjedhje e pyllit’, ndërsa ka të përfunduara gjithsej pesë raste, ku në dy prej tyre, u hodh poshtë aktakuza.
Gjajtë ditës së djeshme, është drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti që dha dorëheqje, po ashtu edhe drejtori për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.
Si shenjë revolte e thirrje ndaj institucioneve, sot u organizua një protestë e madhe në sheshin e Prishtinës, ku kishte edhe fytyra publike e shumë qytetarë. /Periskopi
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...