Lajme

Skandaloze: Burri nga Peja bashkë me djalin e nipin rrahin gratë e shtëpisë

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 13 September 2022

Të hënën në Pejë, babai së bashku me djalin e nipin kanë sulmuar fizikisht dy gra në familje. Se çfarë lidhje familjare ka në mes të grave dhe të dyshuarve nuk është bërë e ditur në raportin e policisë.

Mirëpo të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (babai me djalin dhe nipin e tij) pasi të njëjtit pas një zënke familjare kishin sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, raporton Policia./Gazeta Infokus/

Të tjera