Lajme

Skandaloze: Arrestohet profesori 51 vjeçar në Vushtrri, ngacmoi seksualisht dy nxënëset e mitura

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 20 January 2020

Profesori 51 vjeçar i Edukatës Fizike në gjimnazin ‘Eqrem Qabej’ është arrestuar të hënën pasi kishte ngacmuar seksualisht dy nxënëse të moshës 16 vjeçare.

Në lidhje me këtë rast Gazeta inFokus ka kontaktuar me Avni Zahitin , zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës.

Zahiti e ka konfirmuar arrestimin e profesorit për ngacmimin e dy të miturave dhe tha se i njëjti është ndaluar për 48 orë.

-Advertisement-

“Në orët e pasditës së sotëme,  policia ka arretuar një person në cilësi të të  dyshuarit për ” ngacmim seksual” të njejtit nga ana e prokurorit të  rastit  i  është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera