Lajme

SKANDALOZE: Armend Zemaj i përzë dhe i quan rrugaçë inspektorët shëndetësorë

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 19 October 2020

Nj incident ka ndodhur sot në Ministrinë e Shëndetësisë ndërmjet ministrit Armend Zemaj dhe inspektorëve shëndetësorë.

Punëtorët e Inspektoratit Shëndetësorë shkuan sot në MSH për t’u takuar me ministrin Zemaj për t’ia adresuar pakënaqësinë e tyre për mos përfshirje në pakon e Qeverisë për pagesën shtesë prej 300 eurove, por sipas tyre, u përzunë nga Zemaj e madje njërin prej tyre e kapi për krahu.

Grupi prej rreth 12 inspektorëve kanë deklaruar për Gazetën se sot vendosën ta takojnë ministrin pasi kërkesën e tyre të adresuar me shkrim para disa ditësh, si dhe një takim që kishin pasur me shefin e kabinetit Bersant Beka, nuk kishin marr asnjë përgjigje.

-Advertisement-

“Sot vendosëm t’i drejtohemi me një takim ministrit Zemaj për ta informuar drejtpërsëdrejti me situatën, i cili nuk gjeti mirëkuptim për këtë duke iu drejtuar të gjithë inspektorëve si ‘rrugaçë’ që doni të shantazhoni, dhe pastaj duke kapur për krahu përfaqësuesin tonë të zgjedhur dhe duke i kërcënuar dy përfaqësuesit B.V. dhe N.K. se sot do t’iu jepen vendimet për lagim nga puna. Poashtu urdhëroi të lëshojmë të gjithë objektin e ministrisë për 2 minuta”, kanë deklaruar grupi i inspektorëve, shkruan Gazeta Shneta.

Për këtë arsye inspektorët shëndetësorë kanë deklaruar se punën e tyre nga sot do ta vazhdojnë në zyre, por jo edhe në terren për inspektime, përderisa nuk merret parasyshë kërkesa e tyre nga Qeveria e Kosovës.

Inspektorët shëndetësorë për të njëjtën kërkesë i ishin drejtuar Zemajt me shkrim me datën 14 gusht, ndërsa më datën 14 tetor kishin mbajtur edhe një takim me shefin e kabinetit të Zemajt Bersant Beka, por nuk kishin marr asnjë përgjigje nga ta.

Grupi i inspektorëve kanë deklaruar se gjatë punës së tyre të përditshme gjatë pandemisë kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezikut të infeksionit me Covid-19.

Ata kanë thënë se nga data 16 mars deri më 13 tetor kanë kryer gjithsej 544 inspektime në institucionet shëndetësore të cilat kanë pasur si qëllim inspektime për Covid-19.“Të prekur me Covid-19 në ISH kanë qenë 50 për qind e stafit të cilët janë infektuar gjatë kryerjes së detyrave të punës, por përkundër kësaj ISH nuk është përfshirë në pakon emergjente”, thuhet në deklaratën e tyre.

Inspektorët shëndetësor sot kanë marr për detyrë inspektimin e Klinikës Infektive, Klinikës së Pulmologjisë, Mjekimin Intensiv si dhe Spitalin e Vushtrrisë. Kërkesa e tyre është që pagesa shtesë prej 300 euro të bëhet në mënyrë retroaktive.

Grupi i përbërë nga inspektorët Dr. Fakete Hoxha-Haziri, Dr. Advije Mala, Dr. Ajla Zymber Çeshko, Dr. Bashkim Vatovci, Dr. Diana Shehu-Devaja, Dr. Labinot Zeqiri, Dr. Arbnora Mehmeti, Dr. Nora Kursani-Demjaha, Dr. Nysret Kuleta, Dr. Shemsi Bushi, Dr. Hikmete Blakqori, Dr. Majlinda Jusufi dhe Elvira Shyti-Kasapolli, janë punonjësit e ISH-së të nënshkruar në kërkesën e tyre për përfshirje në pakon emergjente.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera