Sport

Skandaloze: Anglia nuk e dëshiroj fitoren ndaj Belgjikës

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 29 June 2018

Për fat të keq, gjëra të tilla ndodhin edhe në Kupën e Botës, shkruan Gazetafokus.

Selektori i Anglisë  Gareth Southgate tha se ai nuk ishte i lumtur për humbjen e mbrëmshme nga Belgjika, por që ka arritur objektivin e dëshiruar.

“Ky ishte një test i mirë për ne. Ne dëshirojmë që të fitojmë, kështu që ne nuk jemi të lumtur që kemi pësuar humbje. Por kemi pasur qëllim të dyfishtë. Në radhë e kami një lojë që do të jetë më e rëndësishmja në dekadën e fundit për ne,” tha Southgate pas ndeshjes.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Real Madrid-Dortmund, kjo është marrëveshja e fundit

Anglia është mposhtur nga Belgjika me rezultatin 0:1, dhe është rënditur në pozitën e dytë në Grupin H.

Southgate me sa duket ka pranuar se ai donte që ekipi i tij të jetë i dyti në mënyrë që, të takohet me fituesin e duelit Suedi – Zvicër, e jo me fituesin e ndeshjes Brazil – Meksikë, kuptohet nëse e eliminon Kolumbinë.

“Unë mendoj se ndeshja ishte e barabart me Belgjikën. Belgjika kontrollonte posedimin e topit dhe kishte rastet më të mira në pjesën e parë. Ne kemi pasur disa të raste të mira në pjesën e dytë”, ka thënë Southgate.

Selektori i Anglisë tha se kishte bërë disa ndryshime në  ekip për ti mbajtur të freskuar lojtarët më të mirë për ndeshjen me Kolumbinë. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera