Skandali i zgjedhjeve, PDK e AAK i fshehin vëzhguesit partiakë në OJQ Joaktive!
Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 11 June 2017
Në një hulumtim të kryer pas publikimit të listës së OJQ-ve të akrediturara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KALLXO.com zbulon se asamblistë të PDK-së dhe AAK-së janë futur në listën e vëzhguesve të akredituar nga KQZ nën emrin e organizatës “Instituti Rajonal për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Studime Politike”.
Nga 8,800 vëzhgues të akredituar të të gjitha OJQ-ve vendore, mbi gjysma, ose 4548 janë vëzhgues të kësaj OJQ-je. KALLXO.com zbulon se vëzhguesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga regjioni i Prizrenit janë veshur nën petkun e kësaj OJQ-je e po ashtu anëtarë të PDK-së nga Gjakova kanë marrë akreditime nga kjo OJQ.
Asamblisti i PDK-së nga Gjakova, Artan Nimani i cili figuron si i akredituar nga kjo OJQ thotë se është akredituar nga partia, por se nuk e ka nënshkruar vet deklaratën e KQZ-së për akreditim.
“..akreditimin e marr kur të shkoj në parti. Unë se kam nënshkruar, ndoshta partia ka bo diçka”, tha ai.
Një tjetër asamblesit i PDK-së nga kjo komunë është Arben Rogova, i cili thotë se është akredituar nga partia dhe se akreditimin e ka marrë në degën e PDK-së në Gjakovë.
“Po po prej partisë jam akreditu edhe akreditimin e kam marrë në degë këtu në Gjakovë”, tha ai.
Ndërsa Fatmir Kastrati, asamblist i AAK-së në Prizren tha se të gjithë vëzhguesit e partisë së tij në këtë komunë janë të regjistruar në emër të kësaj organizate.
“Akronimi i krejt vëzhguesve të aleancës që i kemi këtu në Prizren është i njëjti. Akronimi është IRDDNJSP”, tha ai.
Informacioni se të gjithë pjesëtarët e AAK-së nga Prizreni janë të akredituar në emër të kësaj OJQ-je nuk është komentuar nga zyrtarët e AAK në Prishtinë. I kontaktuar nga KALLXO.com Valon Tolaj sekretar i AAK-së nuk ka komentuar ndërsa ka kërkuar që pyetjet t’i dërgohen në email në të cilin ai nuk është përgjigjur.
Në anën tjetër nënkryetari i PDK-së Uran Ismajli nuk ka dashur të komentojë për këtë çështje duke e orientuar ekipin e KALLXO.com që të kërkojë sqarime nga Blerand Stavileci i cili nuk është përgjigjur në telefon.
Për shfrytëzimin e OJQ-së për të akredituar struktura partiake KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë me Astrit Rexhajn drejtorin e Institutit Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike por kontakti me të ka qenë i pamundur në numrin e telefonit të cilin ai e ka të shënuar në KQZ.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...