Lajme

Skandali me tekstet jashtëshkollore, pezullohet drejtoresha e “Kongresit të Manastirit”

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 22 September 2017

Drejtoria Arsimore ka pezulluar nga detyra drejtoreshen e shkollës nëntë vjeçare “Kongresi i Manastirit”, pas skandalit me tekstet jashtëshkollore që iu jepeshin nxënësve të klasës së tretë.

Libri i ofruar nga mësuesit e ciklit fillor, ka në brendësi të shpjeguar në mënyrë të detajuar mënyrën e riprodhimit dhe organet gjenitale, shpjegim ky që është aspak i përshtatshëm për fëmijët e moshës 9 vjeç.

Edhe pse ai u shitej nxënësve të shkollës, drejtoresha u shpreh në emisionin “Stop”, që denoncoi këtë rast, se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së tij dhe për më tepër e konsideron normal tekstin me përmbajtje të fortë seksuale.

-Advertisement-

Por skandali shkon edhe më tej. Ky libër nuk u është dhënë për herë të parë nxënësve të klasës së tretë të kësaj shkolle. Ata e kanë pasur në përdorim edhe një vit më parë. Janë vetë nxënësit e klasave të katërta që pohojnë se e kanë blerë nga mësuesit.

Libri është jashtëshkollor dhe nuk bën pjesë në kurrikulën mësimore. Ai është futur në shkollë në kundërshtim me rregullat. Nxënësit thonë gjithashtu se ai nuk është libri i vetëm jashtëshkollor që u është shitur nga mësuesit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera