Skandali me sigurimet, mbyllet ordinanca në Vushtrri
Autori: Gazeta inFokus
14:30 | 28 April 2017
Ordinanca “Shëndeti-Po” në Vushtrri, sipas dyshimeve të policisë, ka lëshuar raporte fiktive mjekësore për disa kosovarë që jetojnë në Holandë me qëllim të përfitimit nga fondet e sigurimit shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë i ka revokuar licencën kësaj ordinance derisa rasti po hetohet bashkë me policinë, raporton rtklive.com
Autoritetet holandeze kanë zbuluar një skandal të një ordinance private kosovare. “Shëndeti-Po”, një institucion privat shëndetësor në Vushtrri, të cilit i është revokuar licenca nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, me pronar teknikun mjekësor Ismail Sadiku, dyshohet se ka lëshuar raporte fiktive mjekësore për disa kosovarë që jetojnë të Holandë. Të njëjtit, kanë prezantuar dokumentacionin në fondin holandez të sigurimit që të rimbursoheshin për “shpenzimet e bëra” gjatë mjekimit sa kanë qëndruar në Kosovë.
Por, faturat ishin aq të fryra sa që menjëherë kanë lindur dyshimet dhe është alarmuar Ministria e Shëndetësisë së Kosovës se bëhej fjalë për manipulime. Rasti iu ka kaluar tashmë autoriteteve shëndetësore të Kosovës, por edhe hetuesisë.
Ndërkohë, në Inspektoratin Shëndetësor konfirmojnë se kanë pranuar kërkesë nga një kompani e sigurimeve shëndetësore në Holandë, në lidhje me raportet mjekësore të lëshuara nga Institucioni Privat Shëndetësor në Vushtrri.
Fillimisht faturat ishin lëshuar në emër të institucionit privat “Shëndeti”. “Pas shqyrtimit të dhënave dhe hulumtimeve të shumta të rastit, Inspektorati Shëndetësor ka lëshuar një raport inspektimi në të cilin ceket se institucioni i përmendur nuk figuron në listën e institucioneve shëndetësore private të licencuara në Kosovë”, ka thënë për rtklive.com, Ardita Baraku, Kryeinspektore në Inspektoratin Shëndetësor.
Baraku ka shtuar se ky institucion fizikisht nuk ka mundur të lokalizohet e as të inspektohet. “Dy nga punëtorët e përmendur kanë mohuar të jenë të involvuar në atë institucion përderisa punëtori i tretë nuk është gjetur në të dhënat e profesionistëve shëndetësor”, ka thënë ajo.
E para e inspektoratit shëndetësor, ka thënë se për shkak të gjetjeve, dhe disa parregullsive të dyshuara në ato raporte mjekësore të lëshuara nga ai institucion, është kërkuar edhe asistenca e policisë në zgjidhje të rastit.
“Për më tepër, nga e njëjta kompani e sigurimeve holandeze, është përcjellë dokumentacion shtesë në lidhje me tjetër institucion shëndetësor privat në Vushtrri (Shëndet-Po), ku gjatë inspektimit (me policinë) janë identifikuar parregullsi në funksionim të atij institucioni, por edhe janë ngritur dyshime për bashkëpunim me institucionin e parë të përmendur (Shëndeti)”, ka thënë kryeinspektorja shëndetësore, Ardita Baraku.
Ajo ka thënë se më shumë të dhëna mund të ofrojnë pasi që të hartojnë raportin zyrtar për këtë institucion.
Edhe Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin. “Mund të konfirmojmë se ky rast është duke u hetuar nga drejtoria kompetente brenda Policisë së Kosovës”, thuhet në një përgjigje të shkurtër të dërguar përmes e-mailit nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
Rtklive.com, ka tri ditë rresht që provon të kontaktoj me pronarin e ordinancës “Shëndeti-Po”, Ismail Sadiku, i cila po hetohet nga policia për dyshime të mashtrimit. Por, ai nuk është gjetur as në institucionin ku dyshohet se është kryer vepra penale e as nuk është paraqitur në telefon.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...































