Rozë

Skandali seksual te Meksika, Aimee Alvarez i “frymëzoi” para Botërorit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 17 July 2018

Të gjithë e kujtojnë skandalin me kombëtaren meksikane, pak para se të fillonte Kupa e Botës “Rusi 2018”. Rreth 8 futbollistë të përfaqësueses ishin përfshirë në një parti me rreth 30 femra dhe kishin kaluar një natë “të nxehtë”, ndërkohë që ishin në grumbullim dhe përgatiteshin për të shkuar në Botëror.

Lajmi bëri bujë, por koha nuk premtonte për të marrë masa, ndaj edhe Federata Meksikane e Futbollit vendosi të anashkalojë këtë çështje.Gjithsesi duket se ajo festë kishte karikuar futbollistët meksikanë, që bënë një debutim fantastik, duke mposhtur kampionët në fuqi, Gjermaninë dhe duke kaluar deri në fazën e 1/8-ave, ku u eliminuan nga Brazili.

Së fundi mediat meksikane kanë zbuluar se mes 30 vajzave që kanë argëtuar futbollistët e kombëtares, para nisjes për në Rusi, ka qenë edhe modelja e njohur Aimee Alvarez. Këtë fakt e kishte zbuluar vetë bukuroshja, në një intervistë për një emision sportiv në vend, por pa dhënë detaje të tjera.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera