Lajme

Skandali seksual në kabinetin e ministrit të Shëndetësisë? Flet për herë të parë Arben Vitia

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 17 September 2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thyer heshtjen për një skandal seksual në kabinetin e tij e për të cilin flitet tash e sa kohë.

Gjithë këtë histori, Vitia që është kandidat për kryetar të Prishtinës e quan si shpifje të ultë të opozitës.

Ai ka thënë se janë të pavërteta fjalët që qarkullojnë për një skandal seksual brenda kabinetit të ministrit. “Natyrisht të gjitha këto janë të pavërteta”, ka thënë Vitija.

-Advertisement-

Pretendenti për kryetar të kryeqytetit i quan sulme jashtë çdo etikë ato që sipas tij po i bën opozita.

“Opozita kaloi në çdo nivel etikë e moral të sulmeve e të shpifjeve karshi meje duke u futur edhe në sulme në jetën time personale. Natyrisht të gjitha këto nuk janë të vërteta. Mirëpo secilën shpifje që ata e bëjnë nuk e kam ndërmend të ju përgjigjem dhe të shpifin çfarëdo që të duan”, ka thënë Vitia në emisionin Kallxo Pernime.

Ndër të tjera ai ka thënë se pres kritika nga opozita por jo edhe shpifje.

“Ajo çka më brengos mua dhe që i lus të kritikojnë por të shpifin dhe mos të hapin dezinformata që të cilat do ta rrezikonin një proces kaq delikat me rëndësi nacionale siç është vaksina”, ka thënë ministri i shëndetësisë.

Ka disa ditë që në opinion qarkullon një informacion i paverifikuar për një skandal seksual me protagonist kryesor ministrin e Shëndetësisë. Por diçka e tillë nuk është vërtetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera