Rozë

Skandali seksual, edhe Steven Seagal në listë

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 10 November 2017

jë tjetër emër i njohur i shtohet listës së grabitqarve seksualë, në skandalin që po trondit hollivudin. Aktorja Portia de Rossi akuzon aktorin dhe producentin Steven Seagal për ngacmime seksuale.

Bashkëshortja e prezantueses së famshme Ellen De Generes i ngriti pretendimet në një postim në rrjetin social Twitter. 44-vjeçarja pohon se gjatë një audicioni, Seagal i kishte thënë se sa e rëndësishme ishte kimia jashtë ekranit, duke zbërthyer më pas zinxhirin e pantallonave.

Menaxheri i aktorit të njohur të filmave aksion në vitet ‘80 e ‘90 deklaroi se ai nuk kishte komente lidhur me pretendimet. 65-vjeçari mori shtetësinë ruse nga presidenti rus në vitin 2016. Disa gra të tjera kanë akuzuar Seagal për sjellje të papërshtatshme dhe shantazh seksual përfshirë aktoren Julianna Margulies dhe Jenny McCarthy. Ai është personi i fundit në Hollivud që përballet me akuza të tilla, në vazhdën e skandalit që nisi me producentin Harvey Weinstein. Ne postimin e saj De Rossi deklaron se në atë kohë i kishte treguar agjentit të saj por nuk u morr në konsideratë. Ajo nuk e specifikoi se për audicionet e cilit film bëhet fjalë apo vitin kur ka ndodhur incidenti.

-Advertisement-

Aktorja australiano-amerikane është e martuar me De Generes prej 9 vitesh. Kjo e fundit shpërndau postimin e De Rossit për 75 milionë ndjekësit në Twitter, duke theksuar se ishte krenare për bashkëshorten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera